Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Veshja e gruas për në xhami

Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi (v. 677)

Burimi: Sherh Sahih Muslim (4/137)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Muslimi ka thënë:

445 -Abdullah bin Maslemeh bin Ka’nab tregoi: Sulejman na tregoi nga Jahja, nga Amrah bint Abdirr-Rrahman e cila i tregoi se ajo e dëgjoi Aishen, gruan e profetit duke thënë:

“Nëse i dërguari i Allahut ﷺ kishte parë se çfarë gratë kanë shpikur, ai do t’ua ndalonte atyre xhaminë sikurse iu ndalua grave izraelite.” I thashë Amras: “A u ndaluan gratë izraelitëve që të shkojnë në xhami?” Ajo tha: “Po.”1

Kjo është për shkak të stolisjes, parfumosjes dhe rrobave të bukura.


1 Bukhari (5705).

Shpërndaje: