Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vizita e varrezave – Albani

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Ahkamul-Xhenaiz ue Bide’uha, fq. 141-143
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është e pëlqyeshme që edhe femrat ashtu si edhe meshkujt, t’i vizitojnë varrezat. Argumentet se kjo është e pëlqyeshme edhe për femrat, janë si në vijim:

1 ) Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

زوروا القبور فإنها تذكركم الآخرة

“Vizitoni varrezat, ngase ato ua përkujtojnë vdekjen.”

Këtu bëjnë pjesë edhe femrat.

Tregimi i profetit salAllahu alejhi ue selem kur e ndaloi këtë fillimisht, s’ka dyshim se e kishte ndaluar si për burrat ashtu edhe për gratë, kur tha:

كنت قد نهيتكم عن زيارة القبور الا فزوروها

“Ua ndalova t’i vizitoni varret, kurse tani vizitoni ato.”

Në të dy rastet, edhe në rastin e ndalimit, por edhe në rastin e lejimit, urdhri është i përgjithshëm dhe përfshin të dyja gjinitë; nuk ka asnjë argument që këtë veprim ta specifikojë vetëm për burrat.

2 ) Argument tjetër: arsyeja pse është lejuar vizita e varrezave, është e njëjta për të dy gjinitë:

ترقق القلب وتدمع العين وتذكر الآخرة

“Zbutë zemrat, lotojnë sytë dhe kujtojnë ahiretin.”

3 ) Profeti salallahu alejhi ue selem ka lejuar vizitën e varrezave, duke u kuptuar kjo nga hadithet të cilat për ne i ka transmetuar nëna e besimtarëve Aishja radijAllahu anha dhe sahabë të tjerë:

Transmetohet nga Abdullah bin Mulejke, se Aishja u kthye një ditë nga varret, e ai i thash: “O nëna e besimtarëve, nga vjen?” Ajo tha: “Nga varri i Abdurrahman bin Ebi Bekrit.” Unë i thash: “A nuk ua ka ndaluar juve grave i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem që t’i vizitoni varret?” Ajo u përgjigj: “Po. Më pas urdhëroi t’i vizitonim ato.” Ndërsa në një transmetim tjetër, thuhet: “I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem lejoi për vizitën e varreve.” Hakimi dhe Bejhekiu.

Transmetohet nga Muhamed bin Kajs bin Makhrameh bin Muttalib, se një ditë tha: “A tu flas për veten dhe nënën time?” Ndërsa ne menduam për nënën që e kishte lindur, pastaj ai tha: “Ka thënë Aishja: “A tu tregoj për veten time dhe të Dërguarin e Allahut?” Ne i thamë: “Po.” Ajo tha: “Në ato dy net që i Dërguari i Allahut ishte tek unë, u kthye, vendosi mbulojën e tij, hoqi nallanet dhe i vuri poshtë nën këmbë. Shtriu një anë të çarçafit mbi shtratin e tij dhe u shtri e nuk kaloi shumë, e ai u duk sikur ishte shtrirë. Pastaj, mori xhyben e tij i mbathi nallanet, hapi derën ngadalë dhe doli. Ndërsa unë, vura mbulesën time mbi kokë, vesha xhilbabin dhe dola pas tij, derisa shkoi tek varrezat el-Beki’. Për një kohë të gjatë, ai qëndroi në këmbë. Ngriti duart tre herë. Më pas, ai u kthye dhe u ktheva edhe unë, ai shpejtonte, edhe unë shpejtoja, por më pas, ai vrapoi lehtësisht. Kur arriti ai, arrita edhe unë para tij, më pas u shtriva posa hyra brenda. Pasi ai hyri, më tha: “Çfarë ke oj Ajshe që s’mbushesh frymë?” Unë i thash: “S’ka gjë, o i Dërguar i Allahut.” Kurse ai më tha:“Më trego, sepse më tregon mua Allahu.” Unë i thash: “O i Dërguari i Allahut, ty të kam si babanë e nënën time”, dhe i tregova se çfarë kisha, ndërsa ai më tha: “A ishe ti ajo diçka e zezë, që pash përpara meje?” Unë i thash: “Po.” Ndërsa, ai më ra në gjoks me pëllëmbë, që e ndjeva paksa. Pastaj më tha: “A kujtove se mund t’i fshihesh Allahut dhe të Dërguarit të Tij?” Unë i thash: “Jo, në asnjë mënyrë, çdo gjë që ne veprojmë Allahu e di.” Ai tha: “Po, ashtu është. –pastaj tha: “Më erdhi Xhibrili atëherë kur më shikove ti dhe më thirri, por u fsheh prej teje dhe nuk mund të hynte tek ti. Pasi që ti kishe hequr rrobat tua, unë mendova se ti ishe duke fjetur, prandaj nuk desha të të zgjoj dhe mendova se do të frikësoj. Kurse Xhibrili më tha: “Zoti yt të urdhëron të shkosh tek banorët e varreve të Beki’ dhe kërko falje për ta.” Ndërsa, unë i thash: “Si të themi për ta (si të lutemi për ta)?” Ai më tha: “Thuaj:

السلام على أهل الديار من المؤمنين والمسلمين ويرحم الله المستقدمين منا والمستأخرين وإنا إن شاء الله بكم للاحقون

“Shpëtimi i Zotit qoftë mbi banorët e këtyre shtëpive prej besimtarëve dhe myslimanëve! Allahu i mëshiroftë ata që janë para nesh dhe ata që do të jenë më pas! Edhe ne inshaallah du tu ndjekim, e do të vijmë tek ju.” 

3 ) Profeti salAllahu alejhi ue selem lejoi gruan të cilën e pa tek varri dhe nuk i tha që të mos i vizitonte. Transmeton Enesi radijAllahu ahnu: “I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, pa një grua pran një varri duke qarë, dhe i tha: “Ki frikë Allahun dhe bëj durim…” – Ndërsa el-Hafidh Ibnu Haxheri Allahu e mëshiroftë në “El-Fet-h”: “Kjo ngjarje argumenton se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem nuk e ka qortuar qëndrimin e gruas tek varri, dhe heshtja e tij në këtë çështje, është argument i qartë se lejohet vizita e varrezave edhe nga femrat.”

4 ) Mirëpo, nuk lejohet që femrat të bëjnë vizita të shpeshta tek varret, sepse kjo mund të çojë në veprime që janë në kundërshtim me sheriatin islam, si: vajtimi, bërja e varreve si vend për shëtitje, duke humbur kohën me fjalë të pavlera, ashtu siç veprohet sot në shumë vende islame, gjë për të cilën ne mendojmë se ka për qëllim këtë, e që e dëshmon hadithi:

لعن الله زائرات القبور

“I ka mallkuar Allahu ato femra që i vizitojnë shumë varret.”

Shpërndaje: