Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Zekatul-fitri është obligim

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr: 1474

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë jam një djalosh beqar dhe jetoj me prindërit e mi. A duhet që babai im të paguaj zekatul-fitrin për mua apo duhet unë ta paguaj atë nga parat e mia?
 
Përgjigje: Ibn Umeri (radijAllahu anhu) transmeton se profeti ﷺ urdhëroi të gjithë muslimanët, burra dhe gra, të lirët dhe skllevërit, të rinjët dhe të moshuarit që të paguajnë një sa’a hurme apo elb zekatul-fitr.

Zekatiul-fitr ashtu si çdo adhurim tjetër duhet të kryhet nga çdo person veç e veç. Ti je i obliguar ta paguash zekatul-fitrin nga xhepi yt edhe në qoftë se ke  baba apo vëlla. Gjithashtu, gruaja e ka për obligim të paguajë zekatul-fitrin nga xhepi i vet edhe në qoftë se ajo ka burrë.

Por në qoftë se zoti i shtëpisë dëshiron të paguajë zekatul-fitrin për të gjithë familjen, nuk ka të keqe në këtë.
 

(1) Ibn Bazi (rahimahullah) ka thënë: Një sa’a është e barabartë me rreth 3 kg. (Mexhmu-ul-Fetaua (14/201).

Shpërndaje: