Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

0.Arsyeja pse u shkrua libri “Kitab-ul-I’tikad”

Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)

Burimi: Kitab-ul-I’tikad

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Në ditën e premte më 13 Sheuual në vitin 573 hixhri, na transmetoi shejku fisnik Ebu Seid Abdul-Xhabar bin Jahja bin bin Ali bin Hilal el-Arabi  formën e leximit ndërsa unë dëgjoja. Ai tha: I moshuari Ebu Husejn Muhammed bin Muhammed bin el-Furra tha:

Hamdi i takon Allahut aq sa Ai kënaqet. Nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë përveç Allahut, më të Lartit. Hamdi i përket Allahut që meriton t’i bëhet hamd pafund. Hamdi i përket Allahut që na krijoi nga asgjëja, që na bëri të jemi umeti më i mirë dhe zgjodhi krijesën e Tij më fisnike, dhe të dërguarin e Tij më fisnik që të na prijë. Ai është i pari prej paraardhësve dhe më i miri i profetëve – selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij të pastër që i mbulon të gjithë.

Allahu na ruajt ne që të stërngarkohemi me gjëra që nuk mund t’i kryejmë dhe pohimeve që ne nuk i zotërojmë. Allahu na ruajt neve dhe juve nga bidatet dhe gënjeshtrat që janë më të këqijat dhe më të neveritshmet që mund të posedosh.

Ti më pyete për besimin tim dhe me çka unë e adhuroj Zotin tim (azze ue xhel) në mënyrë që ta përqafosh atë për t’u shpëtuar bidateve dhe epsheve devijuese, dhe të bekoheni nga Allahu (azze ue xhel) me pozita të larta. Tani po i përgjigjem pyetjes suaj. Unë shpresoj që Allahu të më shpërblejë me bollëk dhe që të kem frikë nga dënimi i Tij dhe t’i mbështetëm  Atij në atë që flas, të më ndihmojë në të saktën.

Shpërndaje: