Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Dy llojet pastruese

Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Hafidh Ibn Haxher el-Askalani -rahimehullah- ka thënë:

Kapitulli rreth pastrimit

Tema rreth ujit

Shpjegimi

Kur dijetarët kanë shkruar libra për fikhun apo hadithin, ata gjithmonë fillojnë librat e tyre përkatës me kapitullin e pastrimit. Pastrimi ndahet në dy lloje:

1 – Pastrimi i zemrës.

2 – Pastrimi i trupit.

Pastrimi i zemrës është pastrim shpirtëror, që nënkupton se njeriu pastron zemrën e tij nga të gjitha llojet e idhujtarisë, bidateve si dhe keqdashjes, urrejtjes dhe zilisë kundër besimtarëve. Kjo është pastërtia më e rëndësishme.

Pastrimi i trupit është fizik dhe i referohet dy gjërave:

1 – Pastrimi pas nevojave fiziologjike.

2 – Pastrimi në kuptimin pastrimi nga papastërtitë dhe ndyrësitë.

Pastrimi i parë (shpirtëror) arrihet kur pason Kuranin dhe sunnetin dhe i studion të dyja ashtu si duhet.

Pastrimi i dytë arrihet me ujë. Pastrimi i dytë që largon papastërtitë arrihet me ujë dhe gjëra të tjera. Çdo gjë që largon papastërtitë është pastrues.

Mund të jetë uji, benzina dhe gjëra të tjera. Pastrimi që largon gjendjen e papastër është abdesi dhe bërja dush – dhe ato mund të bëhen vetëm me ujë. Pasi që Allahu përmendi abdesin dhe larjen.

Ai tha:

فَلَمْ تَجِدُواْ مَاء

”… dhe nuk gjeni ujë…” 4:43

Prandaj me ujë bëhet pastrimi.

Prandaj, autori shkroi një pjesë mbi llojet e ndryshme të ujit. Një ujë është i paqartë por pastrues, një tjetër është i paqartë dhe i papastër dhe një i treti është i paqartë; a është i pastër apo i papastër?

Shpërndaje: