Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 11-14
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
1 – Allahu -te ala- ka thënë:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
”Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” Edh-Dharijat, 51:56
2 –
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ
”Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni adhurimin e tagutit!” En-Nahl, 16:36
3 –
وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا
”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni askënd e asgjë veç Tij dhe që të jeni të përkushtuar ndaj prindërve.” El-Isra, 17:23
4 –
وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا
”Adhurojeni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).”
5 –
قُلْ تَعَالَوْاْ أَتْلُ مَا حَرَّمَ رَبُّكُمْ عَلَيْكُمْ أَلاَّ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَلاَ تَقْتُلُواْ أَوْلاَدَكُم مِّنْ إمْلاَقٍ نَّحْنُ نَرْزُقُكُمْ وَإِيَّاهُمْ وَلاَ تَقْرَبُواْ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَلاَ تَقْتُلُواْ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ ذَلِكُمْ وَصَّاكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَوَلاَ تَقْرَبُواْ مَالَ الْيَتِيمِ إِلاَّ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ حَتَّى يَبْلُغَ أَشُدَّهُ وَأَوْفُواْ الْكَيْلَ وَالْمِيزَانَ بِالْقِسْطِ لاَ نُكَلِّفُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا وَإِذَا قُلْتُمْ فَاعْدِلُواْ وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَى وَبِعَهْدِ اللّهِ أَوْفُواْ ذَلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَوَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
”Thuaj: ”Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim), dhe të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme qofshin ato të hapëta apo të fshehta dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën të cilën Allahu e ka shenjtëruar përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto janë porositë e Tij për ju, kështu që të mendoni thellë. Mos iu afroni pasurisë së jetimit përveçse në mënyrën më të mirë deri sa ai (jetimi) të arrijë moshën e pjekurisë dhe matni e peshoni saktësisht dhe me drejtësi. Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flisni (të dëshmoni) duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja kundër të afërmit tuaj dhe përmbushni besën e dhënë Allahut. Dhe vërtet, kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos ndiqni rrugë të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, kështu që të mund të bëheni muttekinë (të përkushtuar në besimin e pastër Islam).” En-Am, 6:151-153
6 – Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë:
”Kushdo që dëshiron të shikojë në testamentin e vulosur të Muhammedit ﷺ le të lexojë ajetet:
قُلْ تَعَالَوْاْ أَتْلُ مَا حَرَّمَ رَبُّكُمْ عَلَيْكُمْ أَلاَّ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَلاَ تَقْتُلُواْ أَوْلاَدَكُم مِّنْ إمْلاَقٍ نَّحْنُ نَرْزُقُكُمْ وَإِيَّاهُمْ وَلاَ تَقْرَبُواْ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَلاَ تَقْتُلُواْ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ ذَلِكُمْ وَصَّاكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَوَلاَ تَقْرَبُواْ مَالَ الْيَتِيمِ إِلاَّ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ حَتَّى يَبْلُغَ أَشُدَّهُ وَأَوْفُواْ الْكَيْلَ وَالْمِيزَانَ بِالْقِسْطِ لاَ نُكَلِّفُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا وَإِذَا قُلْتُمْ فَاعْدِلُواْ وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَى وَبِعَهْدِ اللّهِ أَوْفُواْ ذَلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَوَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
”Thuaj: ”Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim), dhe të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme qofshin ato të hapëta apo të fshehta dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën të cilën Allahu e ka shenjtëruar përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto janë porositë e Tij për ju, kështu që të mendoni thellë. Mos iu afroni pasurisë së jetimit përveçse në mënyrën më të mirë deri sa ai (jetimi) të arrijë moshën e pjekurisë dhe matni e peshoni saktësisht dhe me drejtësi. Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flisni (të dëshmoni) duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja kundër të afërmit tuaj dhe përmbushni besën e Allahut. Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.”
Tirmidhi (3070), Bejhaki në ”Shu’ab-ul-Iman (7918)” dhe Tabarani në ”El-Ausat (1186)”. I dobët sipas Albanit në ”Da’if Sunnen et-Tirmidhi”.
7 – Muadh bin Xhebeli -radijAllahu anhu- ka thënë:
”Isha ulur pas profetit ﷺ mbi një gomar dhe ai më tha: ”O Muadh! A e di se cila është e drejta e Allahut ndaj robërve të Tij dhe e drejta e robërve ndaj Allahut?” I thashë: ”Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai tha: ”Që ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos i shoqërojnë asgjë. Ndërsa e drejta e robërve ndaj Allahut është që të mos e dënojë atë që nuk i shoqëron Atij asgjë.” I thashë: ”O i dërguari i Allahut! A t’i përgëzojë njerëzit?” Ai tha: ”Jo. Mos i përgëzo sepse do të mbështeten në këtë (dhe do të neglizhojnë adhurimet e tjera).” Bukhari (2856) dhe Muslimi (30).
Shpjegimi
Teuhid do të thotë që Allahu të veçohet me adhurim.
1 – Allahu -te ala- ka thënë:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
”Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” Edh-Dharijat, 51:56
Kjo është urtësia sheriatike për ekzistencën e njerëzve. Allahu nuk i ka krijuar ata vetëm që të shumohen nga një numër i vogël. Ai i ka krijuar ata edhe për t’i sprovuar.
Allahu -te ala- ka thënë:
الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا
”Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën për t’ju provuar se cili prej jush është më vepër mirë.” El-Mulk, 67:2
Përveç kësaj, Ai i krijoi ata në mënyrë që ata të kenë njohuri për cilësitë e Tij.
Allahu ka thënë:
لِتَعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ وَأَنَّ اللَّهَ قَدْ أَحَاطَ بِكُلِّ شَيْءٍ عِلْمًا
”Që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka me diturinë e Tij.” Et-Talak, 65:12
Ai i ka krijuar ata që t’i mësojë se Ai është Krijues, Furnizues dhe i Fuqishëm për të bërë çdo gjë. Ai i ka sprovuar ata me obligime, ndalesa dhe përgjegjësi në mënyrë që ata ta adhurojnë Atë me dije. Prandaj Ai dërgoi të dërguar dhe shpalli libra të shenjta në mënyrë që ata të mësojnë të drejtën e Tij dhe t’i përmbahen asaj.
2 – Allahu -te ala- ka thënë:
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ
”Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni adhurimin e tagutit!” En-Nahl, 16:36
Kjo do të thotë se ju duhet ta adhuroni vetëm Allahun dhe të qëndroni larg tagutit. Tagut është secili që adhurohet karshi Allahut dhe është i pajtuar me këtë. Ndërsa ata të cilët adhurohen karshi Allahut pa qenë të pajtuar me këtë sikurse të dërguarit dhe profetët, ata nuk janë tagut sepse nuk e kanë urdhëruar këtë (adhurimin e tyre).
3 – Allahu -te ala- ka thënë:
وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا
”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni askënd e asgjë pos Tij dhe që të jeni të përkushtuar ndaj prindërve.” El-Isra, 17:23
Kjo do të thotë që Ai ka obliguar dhe urdhëruar që ta adhuroni vetëm Atë. Ai është që meriton të adhurohet. ”La ilahe ilAllah” do të thotë: ”Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut”. Prandaj, adhuroje vetëm Atë e mos adhuro të tjerë karshi Tij, pavarësisht nëse ai është një profet, engjëll, besimtar e rob i devotshëm apo dikush tjetër. Njeriu është i detyruar që të ruhet nga gjitha format e idhujtarisë.
4 –
وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا
”Adhurojeni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” En-Nisa, 4:36
5 –
قُلْ تَعَالَوْاْ أَتْلُ مَا حَرَّمَ رَبُّكُمْ عَلَيْكُمْ أَلاَّ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَلاَ تَقْتُلُواْ أَوْلاَدَكُم مِّنْ إمْلاَقٍ نَّحْنُ نَرْزُقُكُمْ وَإِيَّاهُمْ وَلاَ تَقْرَبُواْ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَلاَ تَقْتُلُواْ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ ذَلِكُمْ وَصَّاكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَوَلاَ تَقْرَبُواْ مَالَ الْيَتِيمِ إِلاَّ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ حَتَّى يَبْلُغَ أَشُدَّهُ وَأَوْفُواْ الْكَيْلَ وَالْمِيزَانَ بِالْقِسْطِ لاَ نُكَلِّفُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا وَإِذَا قُلْتُمْ فَاعْدِلُواْ وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَى وَبِعَهْدِ اللّهِ أَوْفُواْ ذَلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَوَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
”Thuaj: ”Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim), dhe të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme qofshin ato të hapëta apo të fshehta dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën të cilën Allahu e ka shenjtëruar përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto janë porositë e Tij për ju, kështu që të mendoni thellë. Mos iu afroni pasurisë së jetimit përveçse në mënyrën më të mirë deri sa ai (jetimi) të arrijë moshën e pjekurisë dhe matni e peshoni saktësisht dhe me drejtësi. Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flisni (të dëshmoni) duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja kundër të afërmit tuaj dhe përmbushni besën e Allahut. Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” En-Am, 6:151-153
Allahu e urdhëroi të dërguarin që t’u tregojë njerëzve atë që Allahu ua ka ndaluar dhe t’ua lexojë atyre me dije e bindje dhe jo me dyshime e supozime. Ndalesa e parë që u përmend ishte idhujtaria. Allahu e ka ndaluar idhujtarinë ashtu sikurse ndaloi të gjitha ndalesat e tjera. Ndalesa më e madhe prej këtyre ndalesave është idhujtaria. Idhujtari do të thotë që ndonjë lloj i adhurimit t’i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut. Këto ajete përfshijnë sqarimin e dhjetë çështjeve:
E para: Idhujtaria.
E dyta: Trajtimi i mirë i prindërve. Fakti se ata përmenden pas të drejtës të Allahut, tregon të drejtën e tyre të madhe. Trajtimi i keq i prindërve është një nga mëkatet më të mëdha që ekzistojnë. Allahu përmend të drejtën e tyre së bashku me të drejtën e Tij në disa ajete Kuranore.
E treta: Nuk lejohet mbytja e fëmijëve.
E katërta: Veprat e turpshme sikurse përgojimi, thashethemet, zinaja dhe vjedhjet janë të ndaluara. Veprat e turpshme janë mëkate. Ato quhen kështu për shkak se mendja dhe natyrshmëria e shëndoshë i refuzon ato.
E pesta: Është e ndaluar për të vrarë padrejtësisht njerëzit të cilët nuk lejohen të vriten.
E gjashta: Është e ndaluar të merret pasuria e jetimit. Jetim është fëmija të cilit i humbet babai i tij para se ai të arrijë moshën e pjekurisë.
E shtata dhe e teta: Matja dhe peshimi duhet të bëhet në masë të plotë sikurse duhet të jetë.
E nënta: Besa e dhënë Allahut duhet të përmbushet. Besa e Allahut është adhurimi të cilin Ai e ka urdhëruar dhe që Ai të veçohet në adhurim, dhe që të shmangen ndalesat e Tij.
E dhjeta. Drejtësia.
Porosia është një urdhër i theksuar. Ai që porosit për diçka thekson rëndësinë e saj. Të mençur janë ata që i kuptojnë këto çështje dhe ju përmbahen atyre me anë të mendjeve të tyre.
Allahu -te ala- ka thënë:
وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ
”Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni.” En-Am, 6:153
Rruga e Allahut është që urdhërimet e Tij të përmbushen, që ndalesat e Tij të shmangen dhe që të veprohet sinqerisht për Të. Njerëzit janë të obliguar që me qëndrueshmëri të kapen në këtë rrugë.
Allahu -te ala- ka thënë:
وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ
”…e mos shkoni rrugëve të tjera.” En-Am, 6:153
Rrugët e tjera janë bidatet, ëndjet dhe epshet e ndaluara. Allahu përmendi së pari intelektin sepse njeriu mendon së pari. Pastaj mediton, mëson dhe kujton. Pastaj, ai ka frikë dhe bën atë që është e dobishme për të dhe braktis atë që i bën dëm atij dhe e zemëron Zotin e tij.
6 – Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë:
”Kushdo që dëshiron të shikojë në testamentin e vulosur të Muhammedit ﷺ le të lexojë ajetet”
Kjo do të thotë se është sikurse e ka shkruar dhe e ka vulosur me vulën e tij. Kjo është porosia e Allahut dhe porosia nga i dërguari i Allahut ﷺ. Sahabëve u erdhi keq kur panë se profeti ﷺ dëshiroi të shkruajë një porosi por nuk e bëri. Kur ai deshi të lerë porosi disa menduan të sjellin një letër për ta shkruar atë ndërsa të tjerët mendonin se ai nuk duhet të rëndohet me këtë pasi që ishte i sëmurë. Atëherë profeti ﷺ i urdhëroi ata që të dalin dhe tha:
”Tek unë nuk lejohen grindjet.” Bukhari (114).
Ibn Abbasi tha:
”Ishte një fatkeqësi e tmerrshme që i dërguari ﷺ nuk mundi ta shkruajë porosinë.”
I dërguari ﷺ ka thënë:
”A do të më premtoni se do të besatoheni lidhur me këto ajete?”
Hakimi (3240) dhe el-Maruazi në ”Ta’dhim Kadr-is-Salah (2/615)”.
7 – Muadh bin Xhebeli -radijAllahu anhu- ka thënë:
”Isha ulur pas profetit ﷺ mbi një gomar.”
Në këtë hadith tregohet modestia dhe morali i profetit ﷺ në disa aspekte. Shembuj të tyre janë se ai hipi mbi një gomar dhe e kishte një person tjetër prapa tij dhe fliste me të ndryshe nga praktika e disa njerëzve mendjemëdhenj.
Në hadith gjendet gjithashtu një nxjerrje e dobisë përmes pyetjeve. Kjo mbetet më mirë në zemrën e dëgjuesit. Ajo e përgatit dhe e motivon dëgjuesin për t’iu përgjigjur pyetjes. Nuk është i tillë rasti në qoftë se një dispozitë përmendet në fillim. Atëherë ka një rrezik që të mos i kushtosh vëmendje asaj.
Muadh bin Xhebeli tha:
”Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë.”
Këtu duket karakteri i mirë i Muadhit kur ai nuk u mor me diçka që ai nuk e dinte. Nëse nuk e di përgjigjen e një pyetje është e detyrueshme për të thënë ”Unë nuk e di”, ose thuhej ”Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë” kur profeti ﷺ ishte ende gjallë. Pas vdekjes së profetit ﷺ duhet thënë ”Allahu e di më mirë” ose ”Unë nuk e di”.
Nuk duhet thënë: ”Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë”, pasi që profeti ﷺ nuk e di se çfarë kanë bërë njerëzit pas vdekjes së tij. Në hadithin lidhur me pellgun (haudin), profeti ﷺ thotë:
”Shokët e mi! Shokët e mi!” Atëherë i thuhet atij: ”Ti nuk e di se çfarë kanë shpikur njerëzit pas teje.” Bukhari (4625) dhe Muslimi (2860).