Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 59-60
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hamdi dhe lavdërimi i përket Allahut:
وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِّتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُم مَّوَدَّةً وَرَحْمَةً إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ
“Dhe prej argumenteve të Tij është se Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë) në mesin tuaj, që ju të mund të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dhembshuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.”1
Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi profetin e Tij Muhammed i cili ka thënë:
“Martohuni me gra të dashura dhe që janë frytdhënëse dhe të dashura, sepse unë do të garojë me numrin tuaj të madh para profetëve në Ditën e Gjykimit.”2
Personi i sapo i martuar që ka ndërmend të zhvendoset në shtëpi me gruan e tij, duhet të dij se Islami ka rregulla në këtë çështje. Shumica, duke përfshirë edhe personat fetarë, ose i lënë pas dore ato ose ata janë injorantë rreth tyre. Duke pasur parasysh se një mik i dashur ishte afër martesës, unë desha ti sqaroj atij ato në këtë libër të dobishëm për të ndihmuar atë dhe besimtarët e tjerë për të praktikuar sheriatin të cilin zotëria i të dërguarve (salAllahu alejhi ue selem) e kumtoi nga Zoti i botëve. Unë kam shtuar edhe disa pika që kanë të bëjnë me secilin bashkëshort, e me të cilat janë sprovuar edhe shumë bashkëshorte. E lus Allahun (te ala) që të sjell dobi me të dhe ta bëj që të jetë e sinqertë vetëm për Të.
Rregullat e dasmës janë shumë. Në këtë nxitim ne jemi të interesuar vetëm në atë që është konfirmuar në Sunnet dhe që nuk mund të kundërshtohet me mohim apo dyshim. Qëllimi është se ai që i praktikon ato të ketë njohuri për fenë e tij dhe të jetë i bindur në çështjen e tij. Shpresoj që Allahu ti jap atij një fund të lumtur, sepse ai ka filluar martesën e tij në bazë të Sunnetit dhe të bëj atë që të jetë nga robërit e Tij për të cilët Ai ka thënë:
وَالَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا هَبْ لَنَا مِنْ أَزْوَاجِنَا وَذُرِّيَّاتِنَا قُرَّةَ أَعْيُنٍ وَاجْعَلْنَا لِلْمُتَّقِينَ إِمَامًا
“Edhe ata të cilët thonë: “Zoti ynë! Na dhuro neve nga gratë tona dhe fëmijët tanë të atillë që të jenë qetësia e syve tanë dhe na bëj prijës të Muttekinëve (të përkushtuarve në besimin e pastër Islam).”3
Përfundimi i mirë u përket të devotshmëve. Zoti i botëve tha:
إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي ظِلَالٍ وَعُيُونٍ وَفَوَاكِهَ مِمَّا يَشْتَهُونَ كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ إِنَّا كَذَلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنينَ
Vërtet që Muttekunët (të përkushtuarit në besimin e pastër Islam) do të jenë mes hijesh dhe burimesh, dhe frutash nga çfarë të duan. “Hani e pini të qetë e në rehati për atë që keni vepruar. Vërtet që kështu i shpërblejmë Ne Muhsinunët (mirëbërësit në rrugën e Allahut).”4
1 Er-Rum 30: 21
2 Ahmedi dhe et-Tabarani me një zinxhir të mirë transmetimi. Ibn Hibani e vërtetoi atë nga Enesi.
3 El-Furkan 25:74
4 El-Murselat 77:41-44