Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 5
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hamdi dhe lavdërimi i përket Allahut. Ne e bëjmë hamd Atë dhe i kërkojmë ndihmë e falje. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu kundër veprave të këqija dhe të këqijave të shpirtrave tanë. Atë që Allahu e udhëzon askush nuk mund ta devijoj, dhe atë që Allahu e devijon askush nuk mund ta udhëzojë. Unë dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij.
Dëshira për t’ua lehtësuar dijen njerëzve më ka shtyrë në thjeshtësimin e shpjegimit të ritualeve të haxhit. E kam bërë këtë sikur e kam shkurtuar edhe librin “Sifatu Salat-in-Nebi”. Dallimi i vetëm është se unë kam shtuar shtesa të rëndësishme dhe i plotësova disa shtojca dhe kam mbushur disa mangësi me ritualet e haxhit që as nuk janë përmendur në Haxhat-un-Nebi ose në fusnotat e tij.
Unë jam kujdesur shumë më tepër për të përmendur burimet e shtesave dhe dobi të tjera ndërlidhëse përgjatë metodës time të zakonshme që kam në librat e mi. Për shembull, përmend nivelin dhe burimin e hadithit. Megjithatë, e kam bërë atë shkurtimisht së bashku me një referencë të shpeshtë për librat e mi të tjerë, të botuara dhe të pabotuara.
Sa për atë që është tashmë në “Haxhat-un-Nebi”, unë nuk kam përmendur burimet e haditheve. Sepse libri është përhapur midis njerëzve. Kështu, kushdo që dëshiron të sigurohet në lidhje me diçka nga ai, mund të referohet lehtë. Kur unë e citoj atë, unë përdor fjalën “në librin bazë”.
Për të plotësuar më tej dobinë, unë kam vënë një shtojcë lidhur me bidatet që ndodhin në lidhje me haxhin dhe vizitën.
Unë i kam vënë librit emrin “Manasik-ul-Haxh uel-Umrah fil-Kitab ues-Sunneh ue Athar-is-Selef”.
I lutem Allahut (tebarek ue te’ala) që Ai të bëjë që e tërë vepra ime të jetë e saktë dhe që ti kushtohet vetëm Atij.
Me 21 Sha’ban në vitin 1395
Damask
Muhammad Nasir-ud-Din el-Albani