Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Ibn Laden luftëtarë apo shkatërrues?

Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: Uakafat ue Ma’alim, fq. 5-7

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Njerëzit kanë mendime të ndryshme mbi udhëheqësin e al-Kaides, Usameh bin Laden. Disa mendojnë se ai është një njeri që ndihmon fenë e Allahut dhe udhëheq xhihadin sepse ai sulmoi vendin më të madh të nasarave duke përdorur ideologjinë dhe udhëzimet e tij që shkaktuan humbje të mëdha. Përveç kësaj ai ka aktivitete të tjera të xhihadit nga të cilat pak vende kursehen.

Të tjerë mendojnë se Usameh bin Laden, të cilit Allahu i ka dhuruar pasuri nga Arabia Saudite, para se të fillonte të mbjellë shkatërrime në tokë është ndryshuar nga pasuria e tij dhe ideologjia e devijuar dhe se ai mbjellë shkatërrim në mbarë botën. Ai paguan mercenarë dhe luan me njerëz me logjikë të dobët dhe me besim të dobët përmes predikimeve mashtruese të dërguara në media nga malet afgane dhe përreth.

Cila nga këto dy grupe ka të drejtë në lidhje me çështjen e këtij njeriu që i ka shkaktuar Islamit dhe muslimanëve të keqen dhe shkatërrimin? Shpresoj që përgjigjja të shkruhet. Allahu ju shpërbleftë dhe ua bëftë të dashur të kuptuarit e fesë.

Përgjigje: Duhet ta dini se ata që thonë se Usmah bin Laden e ndihmon fenë, thërret saktësisht në të vërtetën etj…, ata ose janë injorantë që ia kanë kthyer të vërtetës shpinën, ku ata nuk kanë asnjë justifikim për shkak se ja kanë kthyer të vërtetës shpinën. Ose ata janë kriminelë të cilët kanë njohuri se kush është saktë dhe kush është gabim por mbjellin shkatërrim në tokë dhe kanë urrejtje ndaj pushtetarëve dhe dijetarëve muslimanë, të cilëve Allahu u ka dhënë të kuptuarit në fe. Mëkati i atyre që kanë në ëndje shkatërrimin është më i madh. Dënimi i tyre tek Allahu është shumë i madh sepse ata kundërshtojnë të vërtetën, mbjellin shkatërrim në tokë dhe vrasin njerëz në mënyrë të padrejtë.

Bazuar në këtë mbështetësit e Usameh bin Ladenit nuk kanë argumente se Usameh bin Ladin është një luftëtar, muxhahid, i cili e ndihmon fenë. Ata nuk kanë argumente nga sheriati, logjika, tradita logjike dhe parimet e pranuara. Ata munden vetëm të polemizojnë në mënyrë të kotë dhe t’i mashtrojnë njerëzit injorantë dhe njerëzit me besim të dobët. Në këtë mënyrë ata kanë devijuar vetë dhe kanë devijuar shumë të tjerë nga rruga e drejtë.

Nëse habitesh është edhe më befasuese që ata të thonë se Ibn Laden po lufton me jetën dhe pasurinë e tij për Islamin dhe xhihadin. Në të vërtetë ai dhe pasuesit e tij mbjellin shkatërrim në tokë duke kundërshtuar urdhrat e Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe rrugën e besimtarëve. Ata kanë prishur reputacionin e pastër të Islamit. Ata i kanë frikësuar njerëzit nga Islami. Islami nuk ka të bëjë fare me mizoritë e tyre. Islami është një fe e drejtë dhe e mëshirshme që thërret në përmbushjen e marrëveshjeve. Islami nuk thërret në mashtrime, komplote dhe vrazhdësi dhe ashpërsi.

Shpërndaje: