Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Kampet verore apo ligjëratat në xhami?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 19-20

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 1: Çka i këshillon vëllezërit e ndershëm të cilët marrin pjesë në kampet verore nëse se koha e tyre ndeshet me kohën kur mbahen mësimet e dijetarëve? A duhet që ata të shkojnë në mësimet e dijetarëve apo të qëndrojnë në kamp? Ne shpresojmë për një përgjigje të detajuar pasi që shumë të rinj po flasin për këtë temë.

Përgjigje: Qëllimi i kampeve është për të pastruar (fenë e tyre) dhe mësuar nxënësit. Unë mendoj se përgjegjësit e kampit duhet të përshtatin kohën në mënyrë që ata të munden t’i sjellin të rinjtë në xhami për të dëgjuar ligjëratat dhe mësimet sepse pjesëmarrja në ligjërata është pjesë e këtyre kampeve. Në vend se ligjëruesi të shkoj tek ta, ata vijnë tek ligjëruesi në xhami. Kjo është më mirë. Është më mirë që ata të gjenden në xhami, në shtëpin e Allahut dhe të dëgjojnë dijen se sa të qëndrojnë në kamp.1

Si përmbledhje, është e detyrueshme për përgjegjësit e kampit që të organizojnë një program në mënyrë që ligjëratave në xhami tu jepet një kohë e programit të tyre dhe që ato të mos bien ndesh me kohën e programit. Kjo është siç thashë një nga qëllimet e kampeve verore.


1 Në fillim xhamia ishte burimi i dijes dhe qendra e dijetarëve. Nga atje erdhën dijetarët që ishin të shkëlqyer në dijen rreth hadithit, fikhhut dhe parimeve të tij, tefsirit dhe parimeve të tij, gjuhës dhe degëve të saj. Ata që posedonin të gjitha këto aftësi erdhën në përgjithësi të gjithë nga studimet e xhamisë. Të gjithë duhet ta dinë se dija duhet të kërkohet dhe jo që dija t’i kërkojë njerëzit. Prandaj mos e ndërro atë më të mirën me atë që është më e keqe.

Shpërndaje: