Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Parathënia e librit el-Mu’takad es-Sahih (besimi i saktë)

Shejkh Abdus-Selam bin Berxhas

Burimi: el-Mu’takad es-Sahih

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Hamdi dhe lavdërimet i takojnë Allahut dhe selamet dhe salavatet qofshin mbi të dërguarin e Allahut.

Besimi i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit është feja e vërtetë, të cilin të gjithë muslimanët janë të detyruar ta pasojnë sepse ky është besimi i të dërguarit të Allahut ﷺ dhe i sahabëve të tij fisnik. Ai që zgjedh besim tjetër i është ekspozuar dënimit të ashpër të Allahut dhe zemërimit të Tij.

Profeti ﷺ na ka treguar në lidhje me grupet që do të shfaqen në umet dhe ka përmendur se ato janë shtatëdhjetë e tri grupe:

”Të gjitha ato janë në zjarr përveç njërës dhe ai është Xhemati.” Ahmedi dhe Ebu Daudi nga Muauijeh dhe është shpallur autentik nga el-Hakim, Dhehebi, esh-Shatibi dhe të tjerët. Ahmedi, Ibn Maxheh dhe ibn Ebi Asim nga Enesi.

Profeti ﷺ e përshkroi këtë grup që ka shpëtuar nga zjarri i dhimbshëm, ku tha:

”Ai që e pason atë në të cilën unë dhe shokët e mi jemi sot.” Transmetuar nga el-Axhuri në ”esh-Shari´ah” nga Abdullah bin Amr dhe Tabarani në ”es-Saghirah” dhe ”elAusat” nga Enes bin Maliku.

Ky është parimi i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhehmatit: ata janë të kapur për sunnetin e profetit ﷺ dhe të kalifëve të drejtë dhe e kapin atë fortë sikurse me dhëmballë. Prandaj ata janë Grupi i Shpëtuar. Pra ata janë të shpëtuar nga zjarri në ditën e gjykimit dhe të pastër nga bidatet në këtë fe. Prandaj, ata janë grupi i ndihmuar. Profeti ﷺ ka thënë:

”Vazhdimisht do të jetë një grup i ndihmuar në umetin tim derisa të vij caktimi i Allahut ndërsa ata janë triumfues.” Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi nga el-Mugire bin Shu’bah.

Allahu (te ala) ka thënë:

”E Ne ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes.” Es-Saff 61:14

”Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.” Es-Saffat 37:173

Ata janë fitues me shpata dhe shtiza, dhe me argumente dhe dëshmi. Ata janë vetëm një grup që nuk përçahen. Prandaj, ata u emërtuan me emrin ”Xhemati” (Grupi). Allahu (te ala) ka thënë:

”Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos humbjes.” 10:32

Ata nuk kanë emra fare, me të cilët ata janë të njohur, përveç Islamit dhe sunnetit dhe emra tjerë që aludojnë në këtë.

Imam Maliku (rahimehullah) ka thënë se Ehl-us-Sunneti nuk kanë emra të tjerë me të cilët ata janë të njohur; as Xhehmi, Kaderi ose Rafidi. Ai (rahimehullah) është pyetur për sunnetin dhe u përgjigj:

”Ai nuk ka asnjë emër tjetër përveç se sunnet.”

Do të thotë se Ehl-us-Sunneti nuk kanë emër tjetër të cilit i atribohen.
Ata i kanë kushtuar rëndësi të madhe forcimit të besimit të selefëve të drejtë dhe sqarimit të argumenteve të tij. Ai është shpjeguar nga disa imamë të mëdhenj në disa vepra të veçanta si dhe vepra të gjera. Prej tyre janë vepra me emrin ”Es-Sunneh”, d.m.th ”besimi.” Ato kalojnë dyqind e pesëdhjetë vepra. Disa prej tyre janë:

• ”Es-Sunneh” nga Ibn Ebi Asim.
• ”Es-Sunneh” nga Abdullah bin Imam Ahmed.
• ”Es-Sunneh” nga el-Khallal.
• ”Es-Sunneh” nga Ahmed bin el-Furat Ebi Mesud er-Rrazi.
• ”Es-Sunneh” nga Isma’il bin Usejd el-Medini.
• ”Es-Sunneh” nga Ibnul-Kasim – nxënësi i Malikut.
• ”Es-Sunneh” nga Muhammed bin Selam el-Bajkandi.
• ”Es-Sifat ue er-Rad ala el-Xhehmijjeh” nga Nu’ajm bin Hammad.
• ”Es-Sunneh” nga el-Ethrem.
• ”Es-Sunneh” nga Harb bin Ismail el-Karmani.
• ”Es-Sunneh” nga Ibn Ebi Hatim.
• ”Es-Sunneh” nga Ibn Xherir et-Tabari.
• ”Et-Tabassur fi Alam-id-Din” githashtu nga Ibn Xherir.
• ”Es-Sunnah” nga et-Tabarani.
• ”Es-Sunnah” nga Ebush-Shejkh el-Asbahani.
• ”Es-Sunnah” nga Abul-Kasim el-Laleka’i.
• ”Es-Sunneh” nga Muhammed bin Nasr el-Maruazi.
• ”Akidat-us-Salaf ue As’hab-il-Hadith” nga es-Sabuni.
• ”El-Ibenneh” nga Ibn Battah.
• ”Et-Teuhid” nga Ibn Khuzejmeh.
• ”Et-Teuhid” nga Ibn Manda.
• ”El-Iman” nga Ibn Ebi Shejbeh.
• ”El-Iman” nga Ebu Ubejd al-Kasim bin Selam.
• ”Sherh-us-Sunneh” nga el-Muzana – nxënës i esh-Shafeiut.
• ”Sherh-us-Sunneh” nga el-Baghaui.
• ”Sherh Medhehib Ehl-is-Sunnah” nga Ibn Shahin.
• ”el-Huxheh fi Bejan-il-Mahaxhah ue Sherh Akidah Ehl-is-Sunnaeh” av Ebul-Kasim el-Asbahani.
• ”Usul-us-Sunneh” nga Ebu Abdullah Ibn Ebi Zamanin.
• ”Esh-Shari’ah” nga el-Axhuri.
• ”I’tikad Ehl-is-Sunneh” nga Ebu Bekr el-Ismaili.
• ”Es-Sunneh” nga el-Berbahari.
• ”El-Iman” nga Ibn Manda.
• ”El-Iman” nga el-Adani.
• ”El-Arsh” nga Ibn Ebi Shejbeh.
• ”El-Kadar” nga Ibn Uehb.
• ”El-Kader” nga Ebu Daudi.
• ”Er-Ru’jah” nga Darakutni.
• ”Es-Sifat” nga Darakutni.
• ”En-Nuzul” nga Darakutni.
• ”Xhauab Ehl Dimashk fis-Sifat” nga El-Khatib el Bagdadi dhe një numër i madhë i librave të tjerë.

E njëjta gjë vlen edhe për librat e shkruar pas këtyre autorëve. Prej tyre janë Ibn Abdil-Berr, Abdul-Ganij el-Makdisi, Ibn Kudameh el-Makdisi, Ibn Tejmijeh, Ibnul Kajimi, edh-Dhehebiu, Ibn Kethiri, Muhammed bin Abdil-Uehabi dhe të tjerët. Në to sqarohet besimi i vërtetë. Ai ka argumente dhe zbulon dyshimet e pasusve të epsheve.

Ne do të përmendim disa pjesë prej besimit të këtyre njerëzve të medhenj.

Allahu jep suksesin dhe Atij i mbështetem.

Shpërndaje: