Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Parathënia e librit ”Islami është feja e përsosur”

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Islami është feja e përsosur

Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të krijesave. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, mbi familjen e tij, mbi sahabët dhe mbi ata që thërrasin në thirrjen e tij deri në ditën e gjykimit.

Më tej:

Kjo është një ligjëratë e mbajtur në xhaminë profetike me kërkesën e mbretit maroken. Pastaj dëshiruan disa vëllezër që ta përpilojnë atë për botim. Si rrjedhojë, unë iu përgjigja kërkesës së tyre me shpresën se Allahu do të sjellë dobi.

Allahu (te ala) ka thënë:

”Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.” 1

Kjo ditë ishte dita e Arafatit, ditë e premte, në haxhin lamtumirës. Ky ajet fisnik u shpall gjatë kohës kur profeti qëndronte në Arafat. Pasi u shpall ky ajet, profeti jetoi vetëm 81 ditë.

Në këtë ajet fisnik Allahu (te ala) sqaron se Ai plotësoi fenë tonë për ne. Ai kurrë nuk do të lejojë që ajo të jetë e mangët as nuk do të jetë kurrë në nevojë për t’i shtuar diçka. Prandaj, Ai bëri që profecia të përfundoj me profetin tonë – selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi të gjithë ata.

Po ashtu, Ai tregon se është i kënaqur që Islami të jetë feja jonë. Kjo do të thotë se Ai nuk do të zemërohet në lidhje me të. Po ashtu, Ai ka thënë se Ai nuk pranon asnjë fe tjetër.

Ai (te ala) tha:

”Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në botën e pastajme ai do të jetë prej të humburve.” 2

”Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.” 3

Në bazë të asaj se feja është e përsosur dhe se të gjitha dispozitat dhe rregullat janë të qarta, arrihet lumturia në këtë jetë si dhe në jetën e përtejme.

Prandaj, Ai (te ala) tha:

”… plotësova ndaj jush dhuntinë Time…” 4

Ky ajet fisnik është një dëshmi e qartë se Islami nuk ka lënë asgjë që i nevojitet krijesave në këtë jetë si dhe në të ardhmen pa e sqaruar atë.

Ne do të japim disa shembuj të kësaj. Dhjetë çështjet të mëdha rreth të cilave rrotullohet kjo jetë do të shpjegohen. Këto çështje kanë të bëjnë me krijesat në të dy jetët.

  1. Teuhidi.
  2. Këshilla.
  3. Dallimi në mes veprave të mira dhe të këqija.
  4. Qeverisje pa sheriatin fisnik.
  5. Gjendja e bashkimit në shoqëri.
  6. Ekonomia.
  7. Qeverisja.
  8. Problemi i sundimit të kufarëve mbi muslimanët.
  9. Problemi i dobësisë së muslimanëve në numër dhe mjete në rezistencën kundër kufarëve.
  10. Problemi i përçarjes së zemrave në shoqëri.

Ne do të sqarojmë trajtimin e këtyre problemeve sipas Kuranit.


1 5:3.

2 3:85.

3 3:19.

4 5:3.

Shpërndaje: