Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Parathënia e librit Sherh Kefsh-ush-Shubuhat

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ush-Shubuhat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Parathënia e librit

Hamdi dhe lavdërimet i takojnë Allahut. Ne e lavdërojmë Atë, kërkojmë ndihmë dhe falje prej Tij dhe kërkojmë mbrojtje nga e keqja e shpirtrave tanë dhe veprave të këqija. Atë që e udhëzon Allahu, askush nuk mundet që ta devijojë dhe atë që Allahu e devijon nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, Ai nuk ka ortak, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij, selamet dhe salavatet qofshin mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi ata që i pasojnë ata në të mirë.

Ky është një shpjegim i shkurtër i librit ”Kefsh-ush-Shubuhat” nga Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab. Në të autori ka përmendur më shumë se dhjetë dyshime të idhujtarëve. Ai i ka refuzuar ato në mënyrën më të mirë të mundshme me argumente, shprehje të thjeshta dhe kuptime të qarta. E lus Allahun (te ala) që Ai ta shpërblejë për këtë, dhe t’u sjellë dobi robërve përmes tij – Ai vërtetë ka çdo gjë në fuqinë e Tij.

Muhammed bin Salih el-Uthejmin

Shpërndaje: