Sherh El-Kaua’id El-Arba’ah [Shpjegimi i katër parimeve] fq. 3
Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab
Shpjegues i librit: Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Fusnotat: Shejkh Khalid bin Kasim er-Raddadi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Parathënia e librit
Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
Ky është një shpjegim i librit të Shejkh-ul-Islamit dhe ripërtëritësit Muhammed bin Abdil-Uehabit -rahimehullah- i quajtur ”El -Kaua’id el-Arba’ah”. E kam shpjeguar këtë libër pasi që askush tjetër nuk e ka bërë këtë më parë dhe prandaj dëshirova që ta shpjegojë atë në përputhje me kapacitetin dhe aftësinë time.
Allahu më faltë për mangësitë e mia në të.
Autori -rahimehullah- ka thënë:
E lus Allahun, më Bujarin, Zotin e arshit madhështorë, që të mbrojë ty në këtë jetë, si dhe në jetën e përtejme, të bekojë kudo që të jesh dhe që të bëjë falënderues ndaj të mirave, të durueshëm kur vihesh në sprovë dhe të kërkosh falje kur mëkaton – dhe këto tri çështje janë çelësi i lumturisë.