Iman Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Ta’lim-us-Sibjan Et-Teuhid
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
أعوذ بالله من الشيطان الرجيم
بسم الله الرحمن الرحيم
Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të krijesave. Paqja dhe salavatet e Allahut qofshin mbi prijësin e të dërguarve, pasardhësit e tij dhe të gjithë shokët e tij.
Më pas:
Kjo është një broshurë e dobishme rreth asaj që njeriu duhet t’u mësojë fëmijëve para se t’u mësojë Kuranin, me qëllim që ata të bëhen muslimanë të plotë në besimin Islam dhe ta adhurojnë vetëm Allahun sipas rrugës së besimit. Librin e kamë radhitur në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve.
Pyetja nr 1: Nëse pyetesh: Kush është Zoti yt?
Përgjigje: Zoti im është Allahu.
Pyetja nr 2: Çfarë do të thotë ”Zot”?
Përgjigje: Thuaj: Do të thotë: Sunduesi, Poseduesi, i Adhuruari, Ndihmuesi. “Allah” do të thotë: Ai që duhet të adhurohet nga të gjitha krijesat e Tij.
Pyetja nr 3: Si e njeh Zotin tënd?
Përgjigje: Unë e njohë Atë përmes argumenteve dhe krijesave të Tij. Disa prej argumenteve të Tij janë dita dhe nata, dielli dhe hëna. Disa nga krijesat e Tij janë qiejt, toka dhe gjithçka që ato mbajnë dhe përmbajnë. Dëshmi për këtë janë fjalët e Allahu -te ala-:
إِنَّ رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ يُغْشِي اللَّيْلَ النَّهَارَ يَطْلُبُهُ حَثِيثًا وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ وَالنُّجُومَ مُسَخَّرَاتٍ بِأَمْرِهِ أَلاَ لَهُ الْخَلْقُ وَالأَمْرُ تَبَارَكَ اللّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ
”Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi arsh (fron). Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; dielli, hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij. Vetëm Atij i përket krijimi dhe urdhërimi. I Shenjtëruar dhe i Lartësuar është Allahu, Zoti i gjithësisë!” El-A’raf, 7:54
Pyetja nr 4: Pse të krijoi Ai?
Përgjigje: Për ta adhuruar vetëm Atë, i Cili nuk ka ortak, për t’iu nënshtruar Atij në urdhrat dhe ndalesat e Tij.
Allahu -te ala- ka thënë:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
”Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” Edh-Dharijat, 51:56
Allahu -te ala- gjithashtu ka thënë:
وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا
”Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” En-Nisa, 4:36
Shirku (idhujtaria) është mëkati më i madh me të cilin është kundërshtuar Allahu.
Allahu -te ala- ka thënë:
إِنَّهُ مَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللّهُ عَلَيهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ
”Nuk ka dyshim se ai që i bën ortak Allahut, Allahu ia ka ndaluar atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” El-Maideh, 5:72
Shirku është që të adhurosh dikë karshi Allahut, t’i lutesh atij, ta adhurosh atë, të shpresosh në të, t’i frikësohesh atij, t’i mbështetesh atij, apo të përmallohesh për të karshi Allahut.