Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Vetëm një metodologji e shpëton umetin

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 27-28

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kam zgjedhur ta trajtoj këtë lëndë për disa arsye duke përfshirë:

1 – Umeti Islam është ndarë si në çështje të besimit, si në çështje të tjera që ka shpirë në pasoja të mjerueshme – rezultat i kësaj ndarjeje është mos gjykimi me Kuran dhe sunnet – sa që kanë ndodhur përçarje dhe armiqësi mes tyre. E më pas pushtimi i armiqve të Islamit në tokat e tyre.

2 – Disa lëvizje ideologjike janë shfaqur në përpjekje për të trajtuar gjendjen e umetit në mënyra të ndryshme dhe për ta shpëtuar atë. Disa janë politike, disa janë ideologjike dhe disa janë shpirtërore. Emëruesi i tyre i përbashkët është se secili thotë se ata përfaqësojnë Islamin e vërtetë që duhet të pasohet dhe është e vetmja zgjidhje për umetin.

Para së gjithash këto dy arsye më kanë bërë të bëj një nga detyrat më të mëdha dhe më të rëndësishme, domethënë të qartësoj metodologjinë e pashembullt të profetëve në thirrjen për tek Allahu, rëndësinë e saj dhe se vetëm ajo shpie tek Allahu dhe tek kënaqësia e Tij, e shpëton umetin dhe sjellë fuqi në këtë jetë dhe lumturi në jetën e ardhshme.

Shpërndaje: