Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Allahu nuk e sprovon robin e tij për ta shkatërruar

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ajo që e ngushëllon personin e goditur me fatkeqësi është se ai duhet ta kuptojë se të gjitha fatkeqësitë janë nga Allahu. Allahu -subhanehu ue te ala- është Ai i Cili i ka caktuar dhe se Ai nuk i cakton ato që ta shkatërrojë robin apo që ta ndëshkojë përmes tyre. Ai vetëm e sprovon atë për ta vënë në provë durimin dhe kënaqësinë, dhe për të parë nëse do të ankohet ndaj Allahut dhe se a do t’i lutet Atij. Nëse robi është i qëndrueshëm dhe udhëzohet në të punuarit e drejtë , urdhri i Allahut është fakt i cili do të ndodhë. Nëse robi nuk udhëzohet, humbja është e dukshme dhe e qartë.

Shpërndaje: