Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Arshi

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fet’h Rabb-il-Barijjeh bi Talkhis-ul-Hamauijjeh

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Arshi gjuhësisht është froni mbretëror.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَرَفَعَ أَبَوَيْهِ عَلَى الْعَرْشِ

“Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në arsh (i uli pranë vetes).” 12:100

Përveç kësaj, Allahu tha në lidhje me mbretëreshën e Seba’s:

وَلَهَا عَرْشٌ عَظِيمٌ

“E ajo kishte një arsh të madhështor.” 27:23

Lidhur me arshin e Mëshiruesit mbi të cilin Ai është ngritur, kështu që ai është i madh dhe përfshin të gjitha krijesat. Arshi është krijesa më e lartë dhe më e madhe. Ebu Dherri (radijAllahu anhu) tha se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Qiejt dhe toka në krahasim me kursiun janë si një unazë në shkretëtirë. Dhe dallimi midis arshit dhe kursiut (vendit ku Allahu i vendos këmbët) është si dallimi midis shkretëtirës dhe unazës.” 1

Autori Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë në “er-Risaleh el-Arshijjeh”:

“Hadithi është transmetuar nëpërmjet disa rrugëve. Është transmetuar nga Ebu Hatimi, Ibn Hibani në “es-Sahih”, Ahmedi në “el-Musnad” dhe të tjerë.”

Përkufizimi gjuhësor i fjalës el-kursi është një karrige në të cilën ulesh. Ndërsa, el-kursi i atribuohet Allahut që është mbështetësja e këmbëve të Tij.

 Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) ka thënë:

“El-kursi është vendi i dy këmbëve dhe froni mund të vlerësohen vetëm nga Allahu.”

El-Hakimi ka thënë: Transmetimi është autentik sipas kushteve të Bukharit dhe Muslimit. (el-Mustadrak (2/282))”. Transmetuesit e tij janë të besueshëm.” (el-Uluvv, fq. 61). El-Az’hari ka thënë: ”Dijetarët janë unanim në lidhje me vërtetësinë e këtij transmetimi.” (Tahdhib-ul-Lughah (10/61)).

Kjo domethënie e lartpërmendur është e njohur tek Ehl-us-Sunneti. Ai është transmetuar autentikisht nga Ibn Abbasi ndryshe nga transmetimi që thotë se el-kursi do të thotë dituri. Po ashtu shpjegimi i el-kursit nga el-Hasan el-Basriu si fron është gjithashtu i dobët sipas Ibn Kethirit (rahimehullah).2


1 Ibn Hiban (94 – el-Mauarid), Ebu Nu’ajm në ”el-Hiljah” (1/167) dhe el-Adhamah (2/569, 649).

2 Tefsiri el-Kuran el-Adhim (1/311). Krahasoje me Fet’h-ul-Bari (8/199).

Shpërndaje: