Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 15
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
9 – Ai që ka ndërmend të hyjë në ihram dhe të bashkojë haxhin dhe umren dhe ka sjellë me vete kurbanin, thotë:
لبيك اللهم بحجة و عمرة
“O Allah! Të përgjigjem Ty me haxh dhe umre.”
Nëse ai vjen pa kurban, që është më mirë, ai thotë:
لبيك اللهم بعمرة
“O Allah! Të përgjigjem Ty me umre.”
Nëse ai ka ndërmend të bëjë vetëm haxhin, ai e anulon këtë nijet dhe e kthen atë në umre, sepse profeti ﷺ ka thënë:
“Umra i është bashkuar haxhit deri në ditën e gjykimit.”
Pastaj ai i lidhi gishtat e tij.
Ai gjithashtu tha:
“O umeti i Muhamedit! Nëse ndonjë prej jush e bënë haxhin, ai duhet të bëj nijet umren me haxhin.”1
Ky është kuptimi i haxhit Temettu; futjen e umres në haxh.
1 Shih “el-Ahadith es-Sahihah” (2469).