Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Ibn Laden dhe grupi i tij janë Khauarixhët e kësaj kohe

Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: Uakafat ue Ma’alim, fq. 18

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ti je i detyruar të reflektosh dhe të jesh i zgjuar kur bëhet fjalë për Usameh bin Ladenin dhe të tillët si ai, që i kemi përmendur dhe të gjithë të tjerët që përhapin veprimtarinë e tij shkatërruese dhe aktet e tmerrshme si shpërthimi dhe shkatërrimi në Arabinë Saudite, vendi i dy xhamive të shenjta. Shembuj të këtyre janë sulmet e shumta shpërthyese që ndodhën në Rijad dhe shkaktuan që njerëzit e pafajshëm dhe të dobët të vdisnin dhe pasuritë e mëdha të shkatërroheshin. E njëjta gjë është bërë edhe në Mekë, në Medine dhe në shumë qytete të tjera të mëdha në Arabinë Saudite. Në çdo zonë të Arabisë Saudite, Usameh bin Laden dhe banda e tij të cilët janë Khauarixhët e kësaj kohe kanë shkaktuar një shkatërrim dhe një telashe të paparë në histori. Megjithatë, shkatërrimet e tij dhe të shokëve të tij nuk kufizohet vetëm në Arabinë Saudite. Në tërë botën, ligësia e tij është shtrirë në gjëra të ndaluara dhe mëkate. Armët shkatërruese janë aplikuar jo në vendin e duhur. Kriminelët do të shohin se çfarë përfundimi jeta e tyre do të marrë!

Shpërndaje: