Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Imami që duhet pasuar dhe marrë si model është profeti

Shejkh Muhammed bin Sultan el-Masumi (v. 1380)
Burimi: A është muslimani i detyruar që të pasojë një prej katër medhhebeve?
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Alameh Abdul-Hak ed-Dahlaui tha në ”Sherh es-Sirat el-Mustakim”:

”Imami i vërtetë që duhet të pasohet dhe të merret si model është profeti (salAllahu alejhi ue selem). Prandaj, është e palogjikshme që të pasohet dikush tjetër pos tij. Kjo është metodologjia e Selefëve të drejtë – Allahu na bëftë prej tyre!”

Imam esh-Shafi’i (rahimehullah) ka thënë:

”Muslimanët janë unanim se nuk është e lejueshme për atë që i bëhet i qartë Sunneti i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) që ta braktis atë për diçka tjetër.” Shih ”A´lam-ul-Muvaki´in” (1/7) nga Ibn-ul-Kajimi.

S’ka dyshim se pasuesit e së vërtetës janë ata që marrin transmetimin e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) si model dhe veprojnë në bazë të urdhrit dhe veprës së tij. Nëse ato vepra vijnë në disa lloje, nganjëherë ata veprojnë sipas njërës dhe ndonjëherë sipas tjetrës. Gjithashtu ata i marrin kalifët e tij të drejtë dhe të udhëzuar (radijAllahu anhum) si model. Allahu (Te ala) ka thënë:

”Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë.” 3:31

“Çfarëdo që t’ju japë i dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” 59:7

Ka shumë ajete me kuptime të ngjashme.

Shpërndaje: