Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Kushti i shtatë i namazit, hyrja e kohës

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Esh-Sherh El-Mumtez
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam dhe Imam Muhamed bin Abdil-Uehabrahimehullah- ka thënë:

Kushti i shtatë është hyrja e kohës. Argumenti i bazuar në sunnet për këtë është se Xhibrili e udhëhoqi profetin në namaz në fillim dhe në fund të kohës së tij (namazit) dhe i tha:

“O Muhamed! Namazi falet në mes të këtyre dy kohëve.”

Transmeton Ebu Daudi (393) dhe ky është formulimi i tij, Tirmidhi (149), Ahmedi (3081), Ibn Khuzejmeh (325), Hakimi (17193) dhe të tjerët. Saktësuar nga Albani në “Sahih Sunen Ebi Daud (377)”.

Përveç kësaj, Ai -te ala- tha:  

”Sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.En-Nisa, 4:103

Do të thotë i detyrueshëm në kohë të caktuar.

Argument për kohët e tij janë fjalët e Tij -te ala-: 

”Kryeje namazin prej kthimit të diellit (nga gjysma e qiellit) deri në errësirën e natës dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar (nga engjëjt).” El-Isra, 17:78

Shpjegimi:

Koha e namazit duhet të ketë hyrë. Allahu ka urdhëruar që namazet të falen në kohë. Namazi është i pavlefshëm nëse falet para se t’i ketë hyrë koha e tij. Të falësh qëllimisht një namaz pasi t’i ketë kaluar koha e tij, ky namazi është i pavlefshëm dhe veprimi është mëkat. I vetmi përjashtim është në qoftë se e shtynë atë për shkak të udhëtimit ose sëmundjes. Në raste të tilla lejohet të shtysh namazin e drekës deri në kohën e namazit të ikindisë dhe namazin e akshamit deri në kohën e namazit të jacisë. Nuk ka të keqe në këtë. Megjithatë, nuk është e lejuar për të vepruar këtë pa arsye ose të falesh para se të ketë hyrë koha e namazit. Është e pavlefshme falja e një namazi para se t’i ketë hyrë koha nëse nuk është për qëllim bashkimi i dy namazeve gjatë kohës së namazit të parë për shkak të udhëtimit ose sëmundjes, sikurse u tha nuk ka të keqe nëse veprohet kjo e fundit.

Shpërndaje: