Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Dhënia mes’h një mbathjeje

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 10: Disa dijetarë thonë se është e lejuar për t’u dhënë mes’h të gjitha mbathjeve që mbulojnë këmbët. A është e vërtetë kjo?

Përgjigje: Ky mendim është i saktë. Argumentet që lejojnë dhënien mes’h mesteve janë të pakufizuara. Ato nuk janë të kufizuar me asnjë kusht. Ajo që përmendet në mënyrë të pakufizuar në sheriat nuk lejohet të kufizohet me ndonjë kusht. Nëse bëhet kjo, ngushtohet ajo që Allahu -azze ue xhel- dhe i dërguari i Tij ﷺ kanë zgjeruar. Në parim, ajo që është e pakufizuar duhet të mbetet e pakufizuar deri sa të përkufizohet me argument të ligjësuar ose të specifikohet me një argument. Disa nga medhhebk Shafei e cituan Umerin dhe Ali bin Ebu Talibin -radijAllahu anhuma- se është e lejuar për t’u dhënë mes’h çorapeve të holla. Kjo mbështet mendimin që lejon dhënien mes’h çorapeve të holla dhe çorapeve të zgavërta.

Mendim i saktë është gjithashtu se është e lejuar që t’i jepet mes’h fashës. Në fakt është më e lejuar për të t’i dhënë mes’h fashës sepse është më e vështirë për ta hequr atë dhe pastaj të vendoset sërish. Kjo është ajo që është në përputhje me fjalët e Allahut -azze ue xhel- kur Ai përmendi abdesin, guslin dhe tejemumin në ajetin e pastrimit:

مَا يُرِيدُ اللَّهُ لِيَجْعَلَ عَلَيْكُمْ مِنْ حَرَجٍ وَلَٰكِنْ يُرِيدُ لِيُطَهِّرَكُمْ وَلِيُتِمَّ نِعْمَتَهُ عَلَيْكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

“Allahu nuk do që t’ju vë në vështirësi, por Ai donë t’ju pastrojë ju dhe të plotësojë mirësitë e Tij mbi ju, që ju të mund të falënderoni.” 5:6

Shpërndaje: