Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Qëllimi i sunnetit është që të pasosh dhe të përmbahesh nga epshet

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 372-373

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”Sunneti nuk kuptohet me anë të logjikës dhe epsheve”

Do të thotë se sunneti kuptohet nga transmetimet dhe jo përmes logjikës apo epshit. Nëse e do sunnetin dhe dëshiron të jesh i udhëzuar, duhet të mësosh dhe të studiosh. Nëse e mëson një sunnet duhet ta kuptosh atë, prandaj përdoreni logjikën tuaj për ta kuptuar atë:

”Atij që Allahu ia do të mirën ia bën të mundur kuptimin e fesë.” 1

Të flasësh pa argumente për Kuranin dhe sunnetin është të flasësh për Allahun pa dije:

قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَالإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَأَن تُشْرِكُواْ بِاللّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَأَن تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ

Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme qofshin ato të hapura apo të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni Allahut ortak pa pasur për këtë kurrfarë argumenti dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.” 2

Muslimani duhet t’u përmbahet argumenteve kur bëhet fjalë për çështjet e akides (besimit), të adhurimit, hallallin dhe haramin. Sa i përket çështjeve të dynjasë, përpiqu në to:

”Ju jeni më të ditur në lidhje me çështjet tuaja të dynjasë.” 3

Në parim, në çështjet fetare, rregulli bazë është ndalesa (për kryerjen e ndonjë lloji adhurimi), vetëm nëse ka argument Sheriatik që lejon kryerjen (e atij adhurimi). Kur të fillosh ta përdorësh logjikën në çështjet fetare, ti do ta pasosh epshin tënd dhe do të flasësh për Allahun pa dije. Kjo është një nga mëkatet më të mëdha dhe ndonjëherë kjo mund të jetë më e keqe madje se sa vetë idhujtaria, gjë të cilën Ibnul-Kajimi e theksoi kur ai shpjegoi ajetin dhe tha:

”Ajeti filloi me mëkatet më të lehta dhe pastaj gradualisht shkoi te mëkatet më të rënda.” 4

Mëkati më i madh është të flasësh për Allahun pa dije, kjo është më e keqe se sa idhujtaria sepse kjo përfshinë si idhujtarinë ashtu edhe çdo gjë tjetër. Idhujtaria nuk është asgjë tjetër përveç fryt i fjalëve të të devijuarëve. Kini kujdes nga të folurit për fenë e Allahut në bazë të epshit, dhe mos lejoni që të mashtroheni nga logjika juaj dhe zgjuarsia juaj dhe nga të kuptuarit tuaj. I tërë kuptimi qëndron në argumente. Kjo ishte praktika e sahabëve dhe e pasardhësve të tyre (tebiinëve). Është kjo që imam Ahmedi ka thënë këtu:

”Sunneti është ta pasosh atë dhe të braktisësh epshet.”


1 Bukhari (71) dhe Muslimi (1037).

2 El-A’raf 7:33.

3 Muslimi (2363).

4 I’lam-ul-Muvakki’in (1/138).

Shpërndaje: