Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Thirrja e Nuhit ﷺ

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 43-45

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Të flasësh për thirrjen e profetëve për në teuhid dhe të gjitha vështirësitë që hasën merr shumë hapësirë ​​këtu dhe tani. Prandaj, do të përmend shkurtimisht vetëm thirrjen e pesë profetëve . Thirrja e tyre do të na çojë në një qartësi nata e të cilës është aq e qartë sa dita dhe nga e cila devijon vetëm i shkatërruari.

1 – Nuhi . Babai i dytë i njerëzimit dhe i dërguari i parë në tokë. Ky profet i madh jetoi një jetë të gjatë. Për nëntëqind e pesëdhjetë vjet ai thërriti bashkësinë e tij që të adhurojnë vetëm Allahun. Ditë dhe natë, haptazi dhe fshehtazi i thërriti pa u lodhur.

Allahu (te ala) ka thënë:

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦۤ أَنۡ أَنذِرۡ قَوۡمَكَ مِن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٌ۬ (١) قَالَ يَـٰقَوۡمِ إِنِّى لَكُمۡ نَذِيرٌ۬ مُّبِينٌ (٢) أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱتَّقُوهُ وَأَطِيعُونِ (٣) يَغۡفِرۡ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمۡ وَيُؤَخِّرۡكُمۡ إِلَىٰٓ أَجَلٍ۬ مُّسَمًّى‌ۚ إِنَّ أَجَلَ ٱللَّهِ إِذَا جَآءَ لَا يُؤَخَّرُ‌ۖ لَوۡ كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ (٤) قَالَ رَبِّ إِنِّى دَعَوۡتُ قَوۡمِى لَيۡلاً۬ وَنَهَارً۬ا (٥) فَلَمۡ يَزِدۡهُمۡ دُعَآءِىٓ إِلَّا فِرَارً۬ا (٦) وَإِنِّى ڪُلَّمَا دَعَوۡتُهُمۡ لِتَغۡفِرَ لَهُمۡ جَعَلُوٓاْ أَصَـٰبِعَهُمۡ فِىٓ ءَاذَانِہِمۡ وَٱسۡتَغۡشَوۡاْ ثِيَابَہُمۡ وَأَصَرُّواْ وَٱسۡتَكۡبَرُواْ ٱسۡتِكۡبَارً۬ا (٧) ثُمَّ إِنِّى دَعَوۡتُہُمۡ جِهَارً۬ا (٨) ثُمَّ إِنِّىٓ أَعۡلَنتُ لَهُمۡ وَأَسۡرَرۡتُ لَهُمۡ إِسۡرَارً۬ا (٩) فَقُلۡتُ ٱسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّكُمۡ إِنَّهُ ۥ كَانَ غَفَّارً۬ا (١٠) يُرۡسِلِ ٱلسَّمَآءَ عَلَيۡكُم مِّدۡرَارً۬ا (١١) وَيُمۡدِدۡكُم بِأَمۡوَٲلٍ۬ وَبَنِينَ وَيَجۡعَل لَّكُمۡ جَنَّـٰتٍ۬ وَيَجۡعَل لَّكُمۡ أَنۡہَـٰرً۬ا (١٢) مَّا لَكُمۡ لَا تَرۡجُونَ لِلَّهِ وَقَارً۬ا (١٣) وَقَدۡ خَلَقَكُمۡ أَطۡوَارًا (١٤) أَلَمۡ تَرَوۡاْ كَيۡفَ خَلَقَ ٱللَّهُ سَبۡعَ سَمَـٰوَٲتٍ۬ طِبَاقً۬ا (١٥) وَجَعَلَ ٱلۡقَمَرَ فِيہِنَّ نُورً۬ا وَجَعَلَ ٱلشَّمۡسَ سِرَاجً۬ا (١٦) وَٱللَّهُ أَنۢبَتَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ نَبَاتً۬ا (١٧) ثُمَّ يُعِيدُكُمۡ فِيہَا وَيُخۡرِجُڪُمۡ إِخۡرَاجً۬ا (١٨) وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ بِسَاطً۬ا (١٩) لِّتَسۡلُكُواْ مِنۡہَا سُبُلاً۬ فِجَاجً۬ا (٢٠) قَالَ نُوحٌ۬ رَّبِّ إِنَّہُمۡ عَصَوۡنِى وَٱتَّبَعُواْ مَن لَّمۡ يَزِدۡهُ مَالُهُ ۥ وَوَلَدُهُ ۥۤ إِلَّا خَسَارً۬ا (٢١) وَمَكَرُواْ مَكۡرً۬ا ڪُبَّارً۬ا (٢٢) وَقَالُواْ لَا تَذَرُنَّ ءَالِهَتَكُمۡ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّ۬ا وَلَا سُوَاعً۬ا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسۡرً۬ا (٢٣) وَقَدۡ أَضَلُّواْ كَثِيرً۬ا‌ۖ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّـٰلِمِينَ إِلَّا ضَلَـٰلاً۬ (٢٤) مِّمَّا خَطِيٓـَٔـٰتِہِمۡ أُغۡرِقُواْ فَأُدۡخِلُواْ نَارً۬ا فَلَمۡ يَجِدُواْ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ أَنصَارً۬ا 

 “Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe i thamë: “Paralajmëroje popullin tënd para se t’i vijë një dënim i dhembshëm!” Ai tha: “O populli im! Në të vërtetë, unë jam për ju një paralajmërues i qartë: që të adhuroni Allahun, t’i frikësoheni Atij e të më bindeni mua, me qëllim që Ai të falë disa nga gjynahet tuaja dhe t’ju lërë (të jetoni) deri në një afat të caktuar. Dhe, kur t’ju vijë çasti i caktuar i Allahut, askush nuk do të mund ta shtyjë atë, veç sikur ta dinit”! Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra vërtet popullin tim natë e ditë, por thirrja ime edhe më tepër i largoi (nga e vërteta). Sa herë, që i thirrja për t’i falur Ti, ata shtinin gishtërinjtë në veshë dhe mbuloheshin me petkat e tyre, duke këmbëngulur me mendjemadhësi (në mosbesim). Pastaj i thirra me zë të lartë. Më pas ua shpalla edhe botërisht, edhe fshehurazi e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i Madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj! Ç’është kështu me ju, që nuk e madhëroni Allahun siç duhet (duke e pasur frikë)  ndërkohë që Ai ju ka krijuar në etapa (etapat e embrionit)? A nuk e shihni se si Allahu i ka krijuar shtatë qiejt njëri mbi tjetrin dhe në ta e ka bërë hënën dritë, kurse diellin e ka bërë fener? Allahu ju ka krijuar nga toka ashtu si bimët pastaj ju kthen tek ajo dhe prej saj sërish do t’ju nxjerrë. Allahu për ju e ka bërë tokën shtrojë të gjerë që të ecni nëpër të, nëpër rrugët e gjera.”Nuhu tha: “O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre njerëzve, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër veç shkatërrimit. Ata kurdisën një kurth të madh. Dhe u thanë: Mos braktisni të adhuruarit tuaj kurrsesi, mos braktisni Uad, as Suua, e as Jaguth, Ja’uk e Nes’ra!  E kështu kanë futur në rrugë të gabuar shumë (njerëz). Prandaj, keqbërësve mos u shto gjë tjetër veç humbjes!” Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën dhe u hodhën në zjarr. Ata nuk gjetën mbrojtës tjetër për veten në vend të Allahut.”1

Çka ishte kaq e çuditshme në lidhje me thirrjen e këtij të dërguari fisnik e cila u përmblodh nga Allahu dhe zgjati për nëntëqind e pesëdhjetë vjet? Po, ishte një thirrje e drejtë që vetëm Allahu të adhurohej. Nuk kishte një mënyrë që ai nuk e përdori për t’i bindur ata me thirrjen e tij. Ai thirri fshehurazi dhe publikisht, ai përgëzoi dhe paralajmëroi, premtoi dhe kërcënoi. Ai përdori argumente racionale dhe materiale dhe prova nga jeta e përditshme që ata vetë përjetuan. Por asnjë prej tyre nuk ndikoi në ta. Ata megjithëkëtë nuk iu përgjigjën thirrjes së tij. Ata madje iu përmbajtën mosbesimit dhe devijimit të tyre dhe u bënë kryelartë. Ata vazhduan të adhuronin hyjnitë e tyre të rremë. Si rezultat ata u shkatërruan në këtë jetë dhe në jetën tjetër i pret një dënim i përjetshëm.

Pse vazhdoi ky profet i madh këtë periudhë të gjatë? Pse ai luftonte dhe përpiqej pa pushim për themelet e teuhidit? Pse u lavdërua aq shumë nga Allahu që e përjetësoi emrin e tij dhe e përfshiu atë me të dërguarit më të mirë?

A e meriton thirrja për në teuhid tërë këtë vëmendje dhe ringjallje? A është kjo metodologji dhe përcaktimi i pikënisjes së këtij profeti fisnik në mospajtim me logjikën, urtësinë dhe mendjen e shëndoshë? Apo pikërisht kjo metodologji është urtësia dhe logjika e saktë dhe mendja e shëndoshë? Pse Allahu e miratoi metodologjinë e tij në davet që zgjati për nëntëqind e pesëdhjetë vjet, duke e lavdëruar atë, duke e përjetësuar emrin dhe historinë e tij dhe duke i detyruar të dërguarit më të mëdhenj dhe njerëzit më të mençur që të pasojnë thirrjen dhe durimin e tij? Sepse thirrja për në teuhid dhe përpjekja për të zhdukur idhujtarinë meriton të gjitha këto. Është vetëm një thirrje e tillë në urtësi dhe është në përputhje me natyrshmërinë dhe arsyen. Të gjithë thirrësat për tek Allahu janë të detyruar të kuptojnë këtë metodologji, këtë thirrje hyjnore dhe madhështore dhe këtë qëllim të madh. Kështu ata duhet të bëjnë gjithçka për të përmbushur këtë metodologji dhe përhapjen e saj në të gjithë botën, të bashkëpunojnë dhe të bashkohen rreth saj, t’i besojnë njëri-tjetrin sikurse e kishin zakon të vepronin të dërguarit dhe të mbështesin njëri-tjetrin.

Gjithashtu duhet ta dimë se nëse do të kishte qenë një metodologji më e mirë dhe më e përshtatshme se kjo, Allahu do ta zgjidhte atë për të dërguarit e Tij. A është e përshtatshme që besimtari t’ia kthejë shpinën asaj për një metodologji tjetër dhe pastaj të sulmojë këtë metodologji hyjnore dhe thirrësat e saj?


1 71:1-24.

Shpërndaje: