Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
2 – Është e padëmshme të lahesh në ujë të grumbulluar, siç është uji i pishinës që qarkullon duke përdorur sistemin për pastrimin e ujërave të zeza.
Formulimi tjetër thotë:
“Askush të mos urinojë në ujin e ndenjur, që nuk rrjedh, e pastaj të lahet në të.”
Nuk lejohet urinimi në ujë të palëvizshëm dhe më pas të marrësh abdes apo të lahesh në të. Një sjellje e tillë është kontradiktore. Si mundesh të urinosh në një vend dhe pastaj të lahesh në të? Dhe aq më shumë që urinojnë në atë ujë aq më shumë bëhet i papastër. Tek Muslimi thuhet:
“…e pastaj të lahet me të.”
Dallimi në mes “të lahet në të” dhe “të lahet me të” është se në formulimin e parë, personi është në ujë, ndërsa në rastin e dytë ai vetëm merr nga uji. Pra që të dyja janë të ndaluara për shkak të kontradiktës dhe kundërshtimit. Tek Ebu Daudi thuhet:
“…dhe ai nuk duhet të lahet në të për shkak se është xhunub.”
Fakti që hadithi përmend xhunubllëkun nuk do të thotë se gjendjet e tjera janë të lejuara. Përderisa është e ndaluar pastrimi nga xhunubllëku më atë ujë atëherë është edhe më primare në pastrimet e tjera. Nëse uji do të përbëhej nga sasi të mëdha sikurse deti, kështu që është e padëmshme që të lahesh në të për shkak të xhunubllëkut dhe të urinosh në të dhe pastaj të lahesh në të sepse sasia e tij është e madhe dhe nuk ndikohet nga papastërtia.