Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Vlera e lutjes gjatë hyrjes në shtëpi dhe gjatë ushqimit

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

46 – Xhabir bin Abdilah (radijAllahu anhua) tregoi se profeti ka thënë:

إذا دخل الرجل بيته ، فذكر الله تعالى عند دخوله ، و عند طعامه ، قال الشيطان : لا مبيت لكم و لا عشاء ـ و إذا دخل فلم يذكر الله تعالى عند دخوله ، قال الشيطان : أدركنم المبيت ـ و إذا لم يذكر الله تعالى عند طعامه ، قال : أدركتم المبيت و العشاء

”Kur njeriu hyn në shtëpinë e tij dhe kur ha ushqim dhe e përmend Allahun (te ala), shejtani thotë: “Nuk ka vend vend fjetje për ju e as ushqim.” Nëse ai hyn pa përmendur Allahun (te ala), shejtani thotë: “Keni fituar vend fjetje.” Dhe në qoftë se njeriu nuk e përmend Allahun (te ala) kur të hajë ushqim, shejtani thotë: “Keni fituar vend fjetje dhe ushqim.”

Transmeton Muslimi.

47 – Enesi (radijAllahu anhu) ka thënë: I dërguari i Allahut më ka thënë:

يا بني ! إذا دخلت على أهلك ، فسلم ؛ يكن بركة عليك ، و على أهل بيتك

“O djalosh! Kur të hysh në shtëpi te familja jote, jep selam. Kjo do të jetë begati për ty dhe familjen tënde.”

Transmeton Tirmidhi i cili tha: “Hadithi është i mirë dhe autentik.”

Shpërndaje: