Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Vullneti i Allahut përputhet me urtësinë e Tij

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/222-223)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Prej besimit të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit është se njeriu vepron dhe flet vullnetarisht, ndërsa vullneti dhe zgjedhja e tij janë nën pasim të vullnetit të Allahut (tebarek ue te ala). Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati po ashtu beson se vullneti i Allahut (te ala) është në përputhje me urtësinë e Tij dhe se vullneti i Tij (subhanehu ue te ala) nuk është vetëm një vullnet i pakufizuar por është vullnet në përputhje me urtësin e Tij sepse ndër emrat e Allahut është emri ”El-Hakim (I Urti)”, i Cili përfaqëson zotërimin e Gjyqtarit që gjykon gjërat dhe çështjet me sheriat dhe me ligje të kozmosit, i gjykon me veprimet dhe krijimin e Tij. Allahu me urtësinë e Tij cakton udhëzimin për atë që e dëshiron, për atë që Allahu e di se ai e do të vërtetën dhe e ka një zemër të drejtë, ndërsa e cakton devijimin për atë të cilit i ofrohet Islami por atij i ngushtohet zemra nga ai, prandaj urtësia e Allahut nuk pranon që ai të jetë nga të udhëzuarit përveç nëse Allahu ia ripërtërinë atij dëshirën për udhëzim dhe e ndryshon dëshirën e tij në një dëshirë tjetër. Allahu (te ala) megjithatë është i aftë për çdo gjë. Allahu nuk pranon që gjërat dhe çështjet të ndodhin pa shkaqe.

Shpërndaje: