Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Burimi: Raf Iham-il-Idhtirab, fq. 162
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (xhela ue ala) ka thënë:
وَيَسْتَعْجِلُونَكَ بِالْعَذَابِ وَلَنْ يُخْلِفَ اللَّهُ وَعْدَهُ ۚ وَإِنَّ يَوْمًا عِنْدَ رَبِّكَ كَأَلْفِ سَنَةٍ مِمَّا تَعُدُّونَ
Ata kërkojnë prej teje t’ua ngutësh dënimin, po Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa njëmijë vet, si llogaritni ju. 22:47
يُدَبِّرُ الْأَمْرَ مِنَ السَّمَاءِ إِلَى الْأَرْضِ ثُمَّ يَعْرُجُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ أَلْفَ سَنَةٍ مِمَّا تَعُدُّونَ
Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet. 32:5
Allahu (subhaneh) thotë gjithashtu:
تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ
“Melekët dhe Ruhu (meleku Xhibril) ngjiten tek Ai në një ditë, përmasat e së cilës janë sa pesëdhjetë mijë vjet.” 70:4
Ky ajet fisnik tregon që një ditë tek Allahu është e barabartë me një mijë vjet. Të njëjtën gjë e tha Allahu (te ala) këtu:
”Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet.”
Megjithatë, ka një tjetër ajet që thotë diçka tjetër. Allahu tha:
تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ
“Melekët dhe Ruhu (meleku Xhibril) ngjiten tek Ai në një ditë, përmasat e së cilës janë sa pesëdhjetë mijë vjet.” 70:4
Këto ajete kombinohen në mënyrën e mëposhtme:
1 – Ebu Hatim ka transmetuar se Ibn Abbasi ka thënë:
“Dita që korrespondon një mijë vjet në suren “El-Haxh” qëndron për një nga gjashtë ditët gjatë të cilave Allahu i krijoi qiejt dhe tokën. Dhe dita që korrespondon një mijë vjet në suren “es-Sexhde” është koha që merr një çështje për të arritur deri tek Ai (te ala). Dhe dita që korrespondon pesëdhjetë mijë vite është Dita e Gjykimit. “
2 – Se ato të gjithë kanë të bëjnë me Ditën e Gjykimit, por se gjatësita e tyre është e ndryshme për besimtarët dhe jobesimtarët. Ajo që e dëshmon këtë janë fjalët e Allahut:
فَذَٰلِكَ يَوْمَئِذٍ يَوْمٌ عَسِيرٌ فَإِذَا نُقِرَ فِي النَّاقُورِ
”E, kur të fryhet në sur, Atëherë ajo është ditë e vështirë.” 74:8-9
Këto dy kombinime përmendi autori i librit “el-Itkan” dhe Allahu e di më së miri.