Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

102.A vdesin shpirtrat?

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

A vdesin shpirtrat apo vetëm trupat? Ka dy mendime të ndryshme për këtë çështje. Disa thonë se shpirtrat vdesin për arsye se ata janë shpirtra dhe të gjithë shpirtrat do të shijojnë vdekjen. Ata e argumentojnë këtë me fjalët e Allahut:

وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ

“E do të mbetet vetëm fytyra e Zotit tënd, që është e madhëruar dhe e nderuar!”1

كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُ

”Çdo send zhduket pos fytyrës së Tij.”2

كُلُّ نَفْسٍ ذَآئِقَةُ الْمَوْتِ

”Secili njeri do të shijojë vdekjen.”3

Ata thonë se nëse engjëjt vdesin, shpirtrat njerëzor është më primare që të vdesin. Allahu (te ala) ka thënë për banorët e xhehnemit:

قَالُوا رَبَّنَا أَمَتَّنَا اثْنَتَيْنِ وَأَحْيَيْتَنَا اثْنَتَيْنِ

“Ata (jobesimtarët) thonë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë.”4

Vdekja e parë godet trupat dhe e dyta godet shpirtrat.

Të tjerë thonë se shpirtrat nuk vdesin dhe se ato janë krijuar për të mbetur. Sipas tyre, vetëm trupat vdesin. Ata argumentojnë për këtë me hadithet që theksojnë se shpirti shpërblehet ose dënohet që nga kur e braktis trupin derisa Allahu ta kthej atë në të. Nëse shpirti vdes, atëherë merr fund shpërblimi ose dënimi.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَلاَ تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ أَمْوَاتًا بَلْ أَحْيَاء عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ

”E mos i konsideroni të vdekur ata që ranë shehid në rrugën e Allahut. Jo, ata janë të gjallë tek Zoti i tyre dhe ata furnizohen.”5

Ai tha kështu, pavarësisht nga fakti se shpirtrat e tyre kanë lënë trupat e tyre të vdekur.

Ibnul-Kajimi ka thënë:

“E sakta është të thuhet se vdekja e shpirtit është largimi i tij nga trupi. Nëse kjo është ajo që nënkuptohet duke thënë se ata vdesin, është vërtetë se ata do të shijojnë vdekjen. Dhe nëse nënkuptohet se ata zhduken dhe pushojnë së ekzistuari, ata nuk vdesin. Ata mbesin mbasi janë krijuar. Ata ose përjetojnë lumturi apo ndëshkim derisa Allahu ti bëj të kthehen në trupat e tyre. Këtë e thonë argumentet në mënyrë eksplicite.”


1 55:27

2 28:88

3 3:185

4 40:11

5 3:169

Shpërndaje: