Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (12/414)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kibla e xhamisë sonë, e cila është përcaktuar me busull, rezulton të jetë devijuar rreth tre gradë nga drejtimi i saktë. Shumë njerëz falen ende në atë drejtim pasi nuk e dinë që është i pasaktë. A ndikon kjo në vlefshmërinë e namazit të tyre? A është e nevojshme të rregullohet xhamia?
Përgjigje: Një devijim i vogël siç është ky rast ku njeriu vazhdon ende të falet në drejtim të saktë, nuk ndikon në vlefshmërinë e namazit. Megjithatë, natyrisht është më mirë që të falen plotësisht të drejtuar kah kibla. Por nëse devijimi është aq i madh sa që njerëzit falen drejt jugut ose veriut, ndërkohë që kibla është në lindje ose anasjelltas – pra në një drejtim krejt tjetër, atëherë xhamia patjetër duhet të korrigjohet ose duhet të falen falen drejt kiblës edhe pse drejtimi i përcaktuar në xhami është i pasaktë.