Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

127.Lutja e nëntë para selamit në namaz

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 162

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

9 – Profeti  e dëgjoi një burrë duke thënë:

اللهم!إني أسألك بأنَّ لك الحمد، لا اله الا أنت، وحدك لا شَريكَ لَكَ ، المنّان، يا بَديعَ السماوات و الأرض!يا ذا الجلال و الإكرام!يا حي يا قيوم!إِني أَسْأَلُك الْجَنَّة وَأَعُوذُ بِكَ مِنَ النَّارِ

“O Allah! Vërtet, kërkoj prej Teje nga fakti që Ty të përket i gjithë hamdi dhe lavdërimi. Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Teje të Vetmit, nuk ke ortak. Dhurues i së mirave. O Shpikës i qiejve dhe tokës! Ti që posedon Madhështinë dhe Lavdinë! O i Gjallë, o i Përhershëm! Kërkojë prej Teje xhenetin dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga zjarri.”

dhe u tha shokëve të tij:

“A e dini se çfarë u lut ai?”

Ata thanë: “Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë.”

Ai tha: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se ai iu lut Allahut me emrin e Tij më Madhështorë. Nëse i luteni Atij me të, Ai i përgjigjet lutjes dhe nëse i kërkohet diçka, Ai jep.” 2


1 Këtu kemi teuesul (ndërmjetësim) përmes emrave të bukur dhe cilësive të Allahut, diçka që Allahu -te ala- urdhëroi, kur Ai tha:

”Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj lutjuni Atij me to.”  7:180

Lidhur me teuesulin përmes diçka tjetër sikurse pozitës, drejtësisë dhe shenjtërisë, kështu që Ebu Hanife -rahimehullah- dhe pasuesit e tij kanë thënë se kjo është e urryer, me fjalë të tjera e ndaluar. Është për të ardhur keq për të parë se si shumica e njerëzve, duke përfshirë edhe shumë dijetarë, e injorojnë teuesulin e ligjësuar për të cilin ka konsensus. Ti vështirë që mund të dëgjosh dikë duke bërë teuesul në këtë mënyrë. Ndërsa ata kujdesën për teuesulin e shpikur për të cilin më të paktën që mund të themi është se ka mospajtime lidhur me të.

Ata kujdesen për të sikurse të mos kishte ndonjë teuesul tjetër të lejuar. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh -rahimehullah- ka një libërth të mirë lidhur me këtë temë me emrin “Et-Teuesul Uel-Uesileh”. Lexoje atë, është shumë i dobishëm dhe nuk ka të ngjashëm me të në këtë temë.

Gjithashtu unë kam një libërth mbi këtë temë të quajtur “Et-Teuesul, Enua’uh ue Ahkamuh”. Ai është botuar dy herë. Edhe ky është i dobishëm në aspektin e kësaj teme dhe në metodologjinë e tij. Aty refuzohen dyshimet e reja që burojnë nga disa doktorë të shkencave të fesë sot. Allahu na udhëzoftë ne dhe ata.

2 Ebu Daudi, Nesai, Ahmedi, Bukhari në “El-Edeb El-Mufred”, Tabarani dhe Ibn Mende në “Et-Teuhid (1-2/70, 1/67) dhe (2/44)” me zinxhirë autentik.

Shpërndaje: