Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq. 225
Përktheu: Valdet Gashi
Allahu (te ala) ka thënë:
وَمَن يُطِعِ اللّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاء وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَئِكَ رَفِيقًا
“E kush i bindet Allahut dhe të dërguarit, ai do të jetë së bashku me ata që Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profet, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shoqërim i mirë janë ata!”1
Katadeh ka thënë:
“Disa nga sahabët të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i thanë atij: “Si do të jetë në xhenet kur ti je në nivelin më të lartë? Ne do të jem nën ty? Si do të shohim ty atëherë?” Atëherë Allahu (te ala) e shpalli këtë ajet:
وَمَن يُطِعِ اللّهَ
“E kush i bindet Allahut…”
Do të thotë obligimet.
وَالرَّسُولَ
”… dhe të dërguarit…”
Do të thotë sunetet:
فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ
“ai do të jetë së bashku me ata që Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profet…”
Do të thotë së ata do të shohin profetët dhe të ulen me ta. Profetët kanë nivelet më të larta tek njerëzit. Pas kësaj, vijnë të sinqertit, shehidët dhe të devotshmit. Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me këtë renditje. Allahu (te ala) i ka përmendur ata me rend dhe filloi me profetët, pastaj ata që vijnë pas tyre dhe kështu me radhë.
1 4:69