Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq. 225-226
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Sahl bin Hunejf (radijAllahu anh) tha se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Ai që me sinqeritet i kërkon Allahut shehidllëkun, Allahu do t’ia jap nivelet e shehidëve edhe nëse ai vdes në shtratin e tij.”
Transmetuar nga Muslim. Muslimi gjithashtu transmetoi nëpërmjet Enesit se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Ai që me sinqeritet e kërkon shehidllëkun, do ta arrijë edhe nëse nuk i ndodhë ajo (nuk vdes në luftë).”
Tirmidhiu e transmeton atë dhe e vërtetoi formulimin nëpërmjet Muadhit:
“Ai që kërkon vrasjen për hir të Allahut, sinqerisht nga zemra e tij, Allahu do t’ia jep shpërblimin e shehidëve.”
Transmeton Imam Ahmedi.
Xhabir bin Atik (radijAllahu anhu) tha se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Shehidët janë shtatë, përveç vdekjes për hir të Allahut; Ai që vdes nga murtaja, ai i cili vdes nga një sëmundje e stomakut, që mbytet në ujë, ai cili digjet deri në vdekje, ai i cili vdes nga infektimi në pleurë (cipë e mushkrive), i cili vdes nën rrënoja dhe një grua që vdes shtatzënë.”
Transmetuar nga Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesai.
Gruaja që vdes në xhem, vdes ose kur ajo është shtatzënë ose gjatë lehonisë, siç e kanë përmendur disa dijetarë.