“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

108.Shehidllëku i të sëmurit nga stomaku

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq. 227

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

“Shehidët janë pesë; Ai që vdes nga murtaja, ai që vdes nga një sëmundje e stomakut, ai që fundoset në ujë, ai që vdes nga rrënojat dhe shehidi në rrugën e Allahut.”

Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Shehidët janë pesë; Ai që vdes nga murtaja, ai që vdes nga një sëmundje në stomak, ai që fundoset në ujë, ai i cili vdes nga rrënojat dhe martiri për hir të Allahut.”

Alameh Ismail et-Tejmi el-Asbahani ka thënë kur ai e shpjegoi hadithin:

“Ai që vdes nga një sëmundje në stomak është ai që goditet nga një sëmundje në stomak.”

Dijetarët e tjerë e interpretojnë sëmundjen në stomak në tri mënyra:

1 – Ai që vdes nga sëmundja ascites (sëmundje e barkut).

2 – Ai që vdes nga një kapsllëk shumë i rëndë.

3 – Ai që vdes nga diarreja.

Shpjegimi i tretë është më i forti sipas shumicës së dijetarëve. Disa dijetarë nuk kanë përmendur ndonjë tjetër. Është gjithashtu e mundur që shehidllëku të përfshij tre sëmundjet, Allahu e di më mirë. Është më me vend dhe i përket bujarisë së Allahut dhe mirësisë së Tij të gjerë. Ajo që e mbështet këtë është hadithi të cilin Ibn Hibani e transmeton në “Sahihun” e tij nga Salman bin Murad dhe Khalid bin Arafah i cili tregoi se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ai që vdes si shkak i stomakut të tij nuk dënohet në varrin e tij.”

Shpërndaje: