Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Besimi se të dërguarit thanë vetëm të vërtetën në lidhje me Allahun

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 20-21

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Pas kësaj, të dërguarit e Tij janë të sinqertë në fjalë dhe janë të konfirmuar, për dallim prej atyre që flasin pa dije në lidhje me Allahun. Prandaj, Ai tha:

سُبْحَانَ رَبِّكَ رَبِّ الْعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ وَسَلَامٌ عَلَى الْمُرْسَلِينَ وَالْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

“I lartësuar nga të metat është Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë e përshkruajnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit dhe të gjitha lavdet e falënderimet janë për Allahun, Zotin e botëve!”1

Ai lartësoi veten nga të gjitha të metat dhe mangësitë me të cilat kundërshtarët e të dërguarve e kishin përshkruar Atë dhe dërgoi paqe mbi të dërguarit për fjalët e tyre të pastërta.

Kur Allahu (subhaneh) e ka përshkruar dhe emërtuar veten duke bashkuar mes pohimit dhe mohimit. Prandaj Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati nuk devijojnë nga ajo që kumtuan të dërguarit. Kjo sigurisht që është rruga e drejtë; Rruga që është pasuar nga ata që Allahu i ka bekuar me mirësitë e Tij – profetët, të sinqertët, shehidët dhe ata që bënë punë të mira dhe të drejta. Prej këtyre cilësive janë cilësitë e Allahut me të cilat e përshkroi veten në suren “El-Ihlas”, e cila është e barabartë me një të tretën e Kuranit:

قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ اللَّهُ الصَّمَدُ لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ

“Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!2

Po ashtu siç e përshkroi veten në ajetin kursij, ajetin më madhështorë në librin e Tij:

اللّهُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لاَ تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلاَ نَوْمٌ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلاَّ بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلاَ يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِّنْ عِلْمِهِ إِلاَّ بِمَا شَاء وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ وَلاَ يَؤُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ

“Allahu! Nuk meriton të adhurohet me të dAllahu! Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Atij Tij, të Gjallit, Mbajtësit të gjithçkaje. Atë nuk e kaplon as kotja, as gjumi. Atij i përkasin gjithë ç’është në qiej e gjithë ç’është në tokë. E kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me lejen e Tij. Ai di se çfarë u ndodh krijesave të Tij në këtë botë, dhe çfarë do t’u ndodhë atyre në botën tjetër. Kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi i Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë kujdesjen ndaj tyre. Ai është i Larti, Madhështori!”3

Shpjegimi

Ai (rahimehullah) tha:

“Pas kësaj, të dërguarit e Tij janë të sinqertë në fjalë dhe janë të konfirmuar, për dallim prej atyre që flasin pa dije në lidhje me Allahun.”

Të dërguarit e Tij janë të sinqertë dhe të konfirmuar në atë që ata kumtuan prej Tij. Ajo që Kurani tregon gjithashtu u tregua nga të dërguarit (salAllahu alejhim ue selem). I dërguari më i mirë, imami i tyre dhe i dërguari i fundit ishte Muhammedi ﷺ. Ai ﷺ tregoi se Allahu (subhaneh) është i Lartësuari dhe më i Larti dhe se Ai është ngritur mbi arsh, se Ai jep dhe ndalon, se Ai është i Gjithfuqishëm dhe se vetëm Ai ka të drejtë të adhurohet. Sunneti e ka përshkruar Atë (subhanehu ue te ala) me cilësi madhështore dhe ka sqaruar se Ai është i vetmi Zot i vërtetë që ka të drejtë të adhurohet siç dëshmohet nga Kurani. Të dërguarit (alejhim-us-selam) thanë të vërtetën kur ata flisnin për Allahun.

Ata gjithashtu janë të besueshëm. Kjo do të thotë se është i detyrueshëm besimi në ta. Ata e kanë kumtuar të vërtetën nga Allahu. Ata pra janë të besueshëm dhe të konfirmuar. Të gjithë janë të detyruar t’i pranojnë ata dhe të praktikojnë atë që ata predikonin. Çdo umet duhet të praktikoj atë që i dërguari i tyre ua ka kumtuar. I dërguari i këtij umeti Muhammedi ﷺ. Njerëzit janë të detyruar që ta pasojnë atë që predikonte, dhe t’i nënshtrohen sheriatit të tij. Allahu (te ala) ka thënë:

وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ

”Çfarëdo që t’ju japë i dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu dënon vërtet ashpër.”4

قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ

“Thuaj (O Muhammed): ”O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju. Është Ai të Cilit i përket sundimi i qiejve dhe i tokës.”5

Pra të gjithë janë të obliguar që të pasojnë këtë të dërguar ﷺ në atë që ai predikoi nga Kurani dhe sunneti dhe të praktikojnë dispozitat e tij të ligjësuara. Kjo përfshinë emrat dhe cilësitë për të cilat profeti ﷺ na informoi në lidhje me Allahun. Është e detyrueshme për të besuar fjalën e tij ﷺ lidhur me këtë dhe të besojmë në të gjitha emrat dhe cilësitë e Allahut të cilat ai i ka ﷺ përmendur, pa i mohuar apo krahasuar ato me të krijesave.


1 Es-Saffat 37:180-182.

2 El-Ihlas 112:1-4.

3 El-Bekare 2:255.

4 El-Hashr 59:7.

5 Al-A’raf 7:158.

Shpërndaje: