11.Duaja e hyrjes dhe daljes nga xhamia
Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 46-47
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
48 – Enesi (radijAllahu anhu) tregon se i dërguari i Allahut ﷺ kur hynte në xhami thoshte:
أَنَّ رسول الله، صلى الله عليه وسلم، كَانَ إِذَا دَخَلَ الْمَسْجِدَ قَالَ : بِسْمِ اللهِ اللَّهُمَّ صَلِّ عَلىَ مُحَمَّدٍ فإِذَا خَرَجَ قالَ:بِسْمِ ال لهِ اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ
“Me emrin e Allahut. O Allah! Dërgo salavate dhe selame mbi Muhammedin.” Kur dilte nga xhamia thoshte: “Me emrin e Allahut. O Allah! Dërgo salavate dhe selame mbi Muhammedin.”
Hadithin e transmeton Ibn-us-Sunni (86). Hadithi është i mirë.
49 – Ebu Humejd dhe Ebu Usejd (radijAllahu anhuma) treguan se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
إِذَا دَخَلَ أَحَدُكُمُ الْمَسْجِدَ فَلْيُسَلِّمْ عَلَى النبي صلى الله عليه وسلم، وَلْيَقُلْ اللهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ وَإِذَا خَرَجَ فَلْيَقُلْ: اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ
“Kur ndonjëri prej jush të futet në xhami, le të dërgoj selam mbi profetin ﷺ, dhe le të thotë: “O Allah! M’i hap dyert e mëshirës Tënde”. Dhe kur të dalë nga xhamia, le të thotë: “O Allah! Vërtet, unë të lutem të më japësh nga të mirat Tua”.
Në një formulim tjetër te Sahihu i Muslimit, ka shtuar se dërgohen edhe salalavate dhe selamet edhe duke dalë nga xhamia.
Hadithi është autentik dhe transmetohet nga Muslimi dhe të tjerët.
50 – Abdullah bin Amr (radijAllahu anhuma) tregoi se profeti ﷺ thoshte kur hynte në xhami:
أَعُوذُ باللهِ الْعَظِيم وَبِوَجْهِهِ الْكَرِيمِ وَبِسُلْطَانِهِ الْقَدِيمِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ
“Kërkoje mbrojtje tek Allahu i Madhërishëm, (kërkoj mbrojtje) përmes fytyrës së Tij të ndershme dhe me fuqinë e Tij të përhershme ndaj shejtanit të mallkuar.”
Ka thënë:
فإذا قال ذلك ، قال الشيطان : حفظ مني سائر اليوم
“Nëse ai e thotë këtë lutje, atëherë shejtani thotë: Ai është mbrojtur prej meje edhe për pjesën tjetër të ditës.”
Transmeton Ebu Daudi. Zinxhiri i transmetimit është autentik. Zinxhiri është i mirë sipas Neueuiut dhe Ibn Haxherit.
- april 18, 2016
- Comments are off