Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab-ul-Mar’ah el-Muslimah, fq. 57-60
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hadithi i Aishës tek Ebu Davudi kishte qenë një argument i qartë se gruas i lejohet që të shfaq fytyrën dhe duart nëse nuk do të ishte se zinxhiri i transmetimit është i mangët. Megjithatë, mund të thuhet se është forcuar nga të gjitha rrugët e shumta të tij nga të cilat është transmetuar. El-Bejheki e forcoi atë pikërisht për këtë arsye. Kështu, ai përbën një argument të vlefshëm se kjo lejohet. Hadithi forcohet më tej nga fakti se shumë gra në kohën e profetin ﷺ shfaqën fytyrën dhe duart në praninë e tij ﷺ pa i qortuar ato për këtë. Ka disa argumente për këtë. Këtu janë disa që po më kujtohen në kohën e shkrimit:
1 – Xhabir bin Abdil-lahi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Unë mora pjesë në namazin e Bajramit me të dërguarin e Allahut ﷺ. Ai filloi namazin përpara hutbes dhe nuk u thirr as ezan, as ikamet. Pastaj, ai u ngrit duke u mbajtur për Bilalin dhe urdhëroi ata që të kenë frikë Allahun dhe t’i binden Atij; ai i dha udhëzime dhe përkujtime. Pastaj ai shkoi te gratë dhe u dha udhëzime dhe i kujtoi ato. Ai tha: “O ju gra! Dhuroni sadakë! Shumica prej jush janë në xhehnem. Një grua që qëndronte në mes dhe kishte faqet e zbehura u ngrit dhe tha: “Pse, o i dërguari i Allahut?” Ai tha: “Sepse ju ankoheni shumë dhe nuk jeni mirënjohës ndaj burrave.” Si pasojë, ato filluan t’i dhurojnë stolitë e tyre; ata ia hodhën vathët dhe unazat e tyre Bilalit.”1
1 Muslimi (3/19), Nesai (1/233), ed-Darimi (1/377), Ibn Khuzejmeh (1460), el-Bejhaki (3/296) dhe (3/300) dhe Ahmedi 3/318).
Hadithi është një dëshmi e qartë për këtë. Si përndryshe transmetuesi i hadithit mund të përshkruante faqet e zbehura të gruas?