Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Grada e parë e kaderit: Dituria

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/223)

Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Sipas Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit përcaktimi dhe kaderi përmbëhen nga katër nivele:

Grada e parë: Dituria. Njeriu duhet të ketë besim të paluhatshëm se Allahu (te ala) i di të gjitha dhe se Ai e di absolutisht çdo gjë që është në qiej e në tokë, qoftë nëse kjo ka të bëjë me veprimet e Tij apo me veprimet e krijesave të Tij. Njeriu duhet ta dijë se asgjë në tokë e as në qiell nuk është e fshehur për Allahun (tebarek ue te ala).

Shpërndaje: