Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Thalathat-il-Usul, fq 18-19
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
“Ti duhet ta dish – Allahu të bëftë bindës ndaj Tij – se Hanifijeh është feja e Ibrahimit ﷺ. Hanifijeh do të thotë që sinqerisht ta adhurosh vetëm Allahun. Kjo është ajo me të cilën Allahu i ka urdhëruar të gjithë njerëzit dhe për këtë qëllim Ai i krijoi ata.”
Allahu -te ala- ka thënë:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
”Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” Edh-Dharijat, 51:56
Kuptimi i “të më adhurojnë” është që ta adhurosh Atë.
Gjëja më madhështore që Allahu ka urdhëruar është teuhidi. Teuhid do të thotë që vetëm Allahu të adhurohet. Ndalesa më e madhe që Allahu e ka ndaluar është idhujtaria (shirku). Idhujtari do të thotë që të adhurohet dikush tjetër përveç Allahut. Argument për këtë janë fjalët e Allahut -te ala-:
وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا
”Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” En-Nisa, 4:36
Shpjegimi
Autori -rahimehullah- ka thënë:
“Ti duhet ta dish – Allahu të bëftë bindës ndaj Tij…”
…dhe ta kombinosh mësimin me namaz. Ai -rahimehullah- ka thënë:
“… se Hanifijeh është feja e Ibrahimit. Hanifijeh do të thotë që sinqerisht ta adhurosh vetëm Allahun.”
Prandaj Allahu i tha profetit të Tij ﷺ:
ثُمَّ أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ أَنِ اتَّبِعْ مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ
”Pastaj ty të shpallëm: “Paso fenë monoteiste të Ibrahimit dhe ai nuk ishte prej idhujtarëve.” En-Nahl, 16:123
Hanifijeh është feja që e ka adhurim e pastër për Të, miqësinë për hir të Tij, dhe braktisjen të shirk Allahut, i Cili është i Përsosur nga çdo mangësi. Hanif është ai i cili i kthehet Allahut duke e adhuruar Atë sinqerisht dhe duke injoruar çdo gjë tjetër. I tillë ishte Ibrahimi ﷺ dhe pasuesit e tij, të tillë ishin profetët e tjerë dhe pasuesit e tyre. Autori -rahimehullah- ka thënë:
“Kjo është ajo me të cilën Allahu i ka urdhëruar të gjitha krijesat dhe për këtë qëllim Ai i krijoi ata.”
Ai i ka urdhëruar ata që ta adhurojnë Allahun sinqerisht. Ai i ka krijuar ata për ta adhuruar Atë. Ai i ka urdhëruar ata që ta adhurojnë vetëm Atë kur ata falen, kur agjërojnë, kur luten, t’i frikësohen, të shpresojnë në Të, të therin kurban për Të, të betohen vetëm në Të dhe të bëjnë çdo adhurim tjetër vetëm për Të. Gjitha adhurimet duhet t’i dedikohen Allahut.
Allahu -te ala- ka thënë:
وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ
”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni askënd e asgjë veç Atij.” El-Isra, 17:23
إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ
”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!” El-Fatiha, 1:5
فَاعْبُدِ اللَّهَ مُخْلِصًا لَّهُ الدِّينَ
”Andaj adhuroje Allahun me sinqeritet dhe përkushtim vetëm për Të!” Ez-Zumer, 39:2
يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُواْ رَبَّكُمُ
”O njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj…” El-Bekare, 2:21
Njerëzit dhe xhinët janë krijuar për këtë adhurim; e adhurojnë vetëm Allahun, kryejnë urdhrat e Tij dhe i shmangen ndalesave të Tij.
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
”Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” Edh-Dharijat, 51:56
Kjo do të thotë që ta adhurosh vetëm Atë duke kryer urdhrat e Tij dhe duke ju shmangur ndalesave.