Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.I dhjeti: T’ia kthesh shpinën fesë së Allahut (te ala) në mënyrë që as të mos e mësosh atë apo të mos veprosh me të

Autor: Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab

Shpjegues i librit: Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Libri: ”Sherh Nauakidh-il-Islam” (Sqarimi i dhjetë faktorëve që e anulojnë Islamin) fq. 30-34

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabi (rahimehullah) ka thënë:

I dhjeti: T’ia kthesh shpinën fesë së Allahut (te ala) në mënyrë që as të mos e mësosh atë apo të mos veprosh me të

Shpjegimi

Faktori i dhjetë dhe i fundit është që t’i kthehet shpina fesë së Allahut. Kjo ndodh kur as nuk brengosesh për të apo nuk e studion atë. Dhe në qoftë se e studion atë, ai nuk vepron sipas saj. Së pari ai ia kthehen shpinën dijes dhe pastaj veprave – lusim Allahun të na shpëtojë. Në qoftë se një njeri vepron pa dije veprimi i tij konsiderohet të jetë devijim i qartë. Prandaj është e detyrueshme për të studiuar së pari dhe pastaj për të vepruar. Ai që ka dituri pa vepra i përket të mallkuarëve ndërsa ai që vepron pa dije i përket të devijuarëve. Kjo është ajo nga e cila ne kërkojmë mbrojtje në çdo namaz:

”Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!” 1:6-7

Ai që ia kthen shpinën rrugës së Allahut në mënyrë që ai as nuk e mëson atë apo nuk vepron me të ai del nga Islami. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

“Ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.” 46:13

“E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet dhe pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do t’i ndëshkojmë kriminelët.” 32:22

Do të thotë ua kthen atyre shpinën pasi u përkujtuan.

Megjithatë, ka njerëz që nuk studiojnë nga përtacia. Një njeri i tillë nuk del nga feja edhe pse ai qortohet për përtacinë e tij. Por që të mos kërkosh dije sepse nuk e dëshiron dijen është që t’ia kthesh shpinën fesë – Allahu na ruajt. Personi i tillë del nga feja. Por në qoftë se një person dëshiron të ketë dije dhe e do dijen por nuk e kërkon atë nga përtacia ai qortohet për përtacinë e tij. Megjithatë, ai nuk del nga feja. Kjo është për shkak se personi mund të ndiej vështirësi në kërkimin e dijes për shkak se duhet pasur durim, duhet qënë i qëndrueshëm dhe duhet pasur koncentrim.

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabi (rahimehullah) ka thënë:

Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

”E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet dhe pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.” 32:22

Është kufër që t’ia kthesh shpinën dijes në qoftë se kjo është e bazuar në atë se ai nuk dëshiron të ketë dije ose se e urren dijen – Allahu na ruajt.

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabi (rahimehullah) ka thënë:

Nuk ka dallim në mes të këtyre dhjetë faktorëve nëse ato kryhen duke bërë shaka apo seriozosht. Përjashtimi i vetëm është detyrimi me dhunë…

Ato të gjitha janë shumë serioze ndërsa ato ndodhin shumë shpesh. Muslimani duhet të ruhet prej tyre dhe të ketë frikë nga rënia në to. Ne kërkojmë mbrojtje nga Allahu nga ajo që shkakton zemërimin e Tij dhe dënimit të Tij të dhimbshëm.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi krijimin e Tij më të mirë, Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Shpjegimi

Nuk ka dallim në mes të këtyre dhjetë faktorëve nëse ato kryhen duke bërë shaka apo seriozisht.

Ai që është në gjendje serioze është ai që e ka këtë për qëllim atë që thotë dhe që vepron.

Ai që bën shaka është ai që nuk e kishte për qëllim këtë por e vepron këtë duke bërë shaka dhe duke argëtuar.

Këtu refuzohen Murxhiat të cilët thonë se nuk del nga feja përderisa nuk e ke për qëllim këtë gjë me zemër.

Nuk ka dallim në mes atij që është serioz, atij që bën shaka apo nga atij që ka frikë në këto çështje nëse ata e bëjnë këtë për t’i shpëtuar asaj nga e cila frikësohen. Në këtë rast kërkohet që ai i cili frikësohet të jetë i qendrueshëm dhe i durueshëm.

Përjashtimi i vetëm është detyrimi me dhunë. Nëse një person detyrohet me dhunë që të shqiptojë një fjalë e cila është kufër ndërsa kjo është e vetmja mënyrë që ai mund t’i shpëtoj asaj që e ka goditur, Allahu e ka lejuar atë që ta shpreh atë:

“Kushdo që mohon Allahun pas pranimit të besimit do të dënohet ashpër përveç atij që është i detyruar me forcë ndërkohë që zemra e tij është plot besim.” 16:106

Prandaj ky është kushti. Qëllimi i tij i vetëm është që të largojë atë që e ka goditur atë. Zemra e tij duhet të mbetet e sigurt në bindjen e tij dhe nuk i lejohet që të besojë në atë që ai e thotë. Kjo është ajo që i ndodhi Amar bin Jasirit (radijAllahu anh). Ai është personi për shkak të cilit u shpall ky ajet. Kufarët e kishin kapur atë dhe filluan ta torturonin atë nëse ai nuk fliste keq për Muhammedin . Më në fund ai u dorëzua dhe foli keq për të dërguarin . Pastaj ai shkoi i penduar tek i dërguari . Ai kishte frikë nga ajo që i kishte ndodhur. Profeti  i tha atij:

“Cfarë ndien në zemrën tënde?”

Ai tha: “Është e sigurt në bindjen e saj.”

Ai tha: “Vepro të njëjtën gjë nëse ata do të bëjnë të njëjtën gjë.” 5

Prandaj Allahu (te ala) zbriti ajetin:

“Kushdo që mohon Allahun pas pranimit të besimit do të dënohet ashpër përveç atij që është i detyruar me forcë ndërkohë që zemra e tij është plot besim.” 16:106

“Besimtarët mos t’i marrin mohuesit si eulija (ndihmues, mbështetës) në vend se t’i marrin besimtarët. Dhe kushdo që e bën këtë, ai kurrë nuk do të ndihmohet nga Allahu në asnjë lloj mënyre, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre.” 3:28

Kërkojmë ndihmë tek Allahu nga ajo që e zemëron Atë, dhe nga dënimi i Tij i ashpër, Amin!

Shpërndaje: