Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Ibn Laden dhe banda e tij nuk duhet të arsyetohen

Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: Uakafat ue Ma’alim, fq. 18-19

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetësi dhe të gjithë muslimanët e tjerë dhe njerëzit e mençur duhet të sigurohen që të mos kenë mendime të mira për Ibn Ladenin dhe ndihmësit e tij. Ata derdhin gjak dhe bëjnë shumë shkatërrime të mëdha në tokë. Kujdes nga kurthi i tyre. Mos e arsyetoni asnjërin prej tyre për mizoritë e tyre të neveritshme dhe abuzimet mëkatare mbi ata të cilët jetën dhe nderin e të cilëve e ka mbrojtur sheriati, pavarësisht vendit se ku ndodhen ata. Sa shumë gjak që kanë derdhur? Sa pasuri janë shkatërruar? Sa komunitete janë terrorizuar? Në sa sprova kanë nxitur? Sa pasoja të këqija kanë lënë prapa? Çdo gjë në mungesë të argumenteve nga sheriati, zakoni dhe logjika. Çdo gjë është bërë padrejtësisht dhe në mënyrë agresive në emër të xhelozisë për islamin. Megjithatë, Islami nuk ka të bëjë fare me to.

Shpërndaje: