Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Imani shtohet dhe pakësohet

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)

Një përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

91 – Ebu Hurejrah ka thënë:

“Imani shtohet dhe pakësohet.”

92 – Zirr bin Hubejsh ka thënë:

Umer bin Khatabi e kishte zakon tu thoshte shokëve të tij: “Ejani! Le të shtojmë imanin,” të përkujtojmë Allahun.”

93 – Abdullah bin Mesudi ka thënë:

“O Allah, shtoje imanin tim, bindjen dhe të kuptuarit.”

94 – Muhammed bin Ali ka thënë:

“Imani shtohet dhe pakësohet. Ai shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me mëkate. Megjithatë, nuk mund të thuhet se Islami shtohet dhe pakësohet.”

95 – Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Allahu (azze ue xhel) përmendi zekatin në Librin e Tij së bashku me namazin. Ai që pastaj nuk e jep zekatin, nuk ka namaz.”

96 – Sufjan bin Ujejneh ka thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër. Këtë e kemi mësuar nga ata që ishin para nesh (nga sahabët). Nuk ka fjalë pa vepër.” I thanë atij: “Shtohet dhe pakësohet?” Ai tha: “Çfarë bën imani ndryshe?”

97 – Sufjan Eth-Theuri ka thënë:

“Imani shtohet dhe pakësohet. Imani është ai që gjendet në zemër dhe konfirmohet nga veprat.”

“E kam dëgjuar Sufjan Eth-Theurin, Malik bin Enesin, Ibn Djurejxhin dhe Ma’mar duke thënë: “Imani është fjalë dhe vepër. Ai shtohet dhe pakësohet.”

99 – Fudejl ka thënë:

“E kam dëgjuar El-Euzain duke thënë: “Imani është fjalë dhe vepër. Ai i shtohet dhe pakësohet. Kujdes nga ai që thotë se imani as nuk shtohet ose nuk pakësohet sepse ai është me të vërtetë bidatçi.”

100 – Ebu Daudi ka thënë:

“E kam dëgjuar Ahmed bin Hanbelin duke thënë: “Imani është fjalë dhe vepër. Ai shtohet dhe pakësohet.”

101 – Ahmedi ka thënë: “Uaki tha: “Imani shtohet dhe pakësohet.” Ky është edhe mendimi i Sufjan Eth-Theurit.”

Shpërndaje: