Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)
Burimi: Kitab-ul-I’tikad
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
[11] Duhet besuar dënimin në varr edhe në Munkerin dhe Nekirin.
Allahu (te ala) ka thënë:
وَمَنْ أَعْرَضَ عَن ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنكًا
”E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë.”2
Komentuesit e Kuranit thanë:
“Ky është dënimi në varr.”
Profeti ﷺ i tha Umer bin el-Khatabit (radijAllahu anhu):
“O Umer! Çfarë do të ndodhte me ty nëse do t’i kishe parë dy engjëjt sprovues të varrit? Ata janë të zinj dhe i kanë sytë e kaltër, dhe sytë i kanë si vetëtima që të merr shikimin dhe zëri i tyre është si bubullima? Ata ecin në flokët e tyre dhe gërmojnë me dhëmballët e tyre. Në duart e tyre ata mbajnë nga një çekan të hekurt. Nëse ata i kishin goditur xhinët dhe njerëzit me ta, ata do të kishin rënë të vdekur.” Umeri (radijAllahu anhu) tha: “Në cilën gjendje do të jem atë ditë?” Profeti ﷺ i tha: “Në të njëjtën gjendje që je sot.” Ai tha: “Prandaj unë do të mbroj ty nga ata, o i dërguari i Allahut!”3
Umm Khalid (radijAllahu anha) ka thënë:
“E kam dëgjuar profetin duke u lutur për mbrojtje kundër dënimit të varrit.”4
Profeti ﷺ ka thanë:
“Nëse dikush do t’i kishte shpëtuar shtypjes në varr atëherë do të ishte Sa’d bin Muadhi për të cilin u dridh arshi Mëshiruesit.”5
Po ashtu duhet besuar në tingullin që del nga briri i Israfilit në lidhje me ringjalljen. Të bindësh zemrën se do të vdesësh dhe do të shtypesh në varr. Është e detyrueshme të besosh në marrjen në pyetje në varr dhe në ringjalljen pas vdekjes. Kushdo që i mohon këto është kafir.
1 Dy engjëjt që marrin në pyetje të vdekurit në varr.
2 20:124.
3 Bejhaki në “Ithbat” Adhab-il-Kabr “(116-117) dhe Ibn Ebi Daudi në “el-Ba’th”(7).
4 Bukhari (6364) dhe Muslimi (584).
5 Ahmedi (6/55).