Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Mehri i martesës duhet të jetë i paktë

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej të drejtave të bashkëshortëve në lidhje me kontratën e martesës është që gruaja të jetë modeste në kërkimin e mehrit (dhuratës martese), nuk duhet ta teprojë në këtë dhe nuk duhet të ngarkojë burrin më shumë se ka mundësi. Një nga faktorët që kontribuojnë në lumturinë e çiftit është që bashkëshorti të mos jetë i mbingarkuar me borxhe dhe ngarkesa nga ana e gruas, të mos e ndiej se gruaja me të cilën jeton nën të njëjtin çati është shkaku i shqetësimit të tij të cilin nuk mund ta bartë. Umeri – radijAllahu anhu-, të cilit iu dhanë inspirime dhe ishte një prej kalifëve të drejtë ka thënë:

”Mos e shtrenjtoni mehrin e grave! Sikurse të ishte shtrenjtimi i tij nderim në këtë botë apo devotshmëri në botën tjetër, do t’iu paraprinte në të i dërguari i Allahut ﷺ. Ai nuk iu dha ndonjërës prej bashkëshorteve të tij për mehër më tepër se 12 okë, po ashtu edhe mehri i vajzave të tij nuk qe më tepër se 12 okë, ndërsa një okë është i barabartë me 40 dirhem. Burrit mund t’i bëhet aq barrë e rëndë mehri i gruas sa që kjo mund të sjellë armiqësi ndaj saj, e të thotë: “Kam paguar për ty dhe litarin e shportës.

Transmeton Ibn Maxheh (1887), Nesai (3349), Ahmedi (1/40-41), Ebu Daudi (1799) dhe Tirmidhi deri tek ”12 okë”. Tirmidhi ka thënë: ”I mirë dhe autentik.”

Shpërndaje: