Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Mëkatet janë shkak që ato të normalizohen

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: “Ed-Dau ued-Deua”, fq. 69
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Mëkatet janë shkak që zemra të përfundoj në atë gjendje që mos t’i konsiderojë ato si të shëmtuara. Ato bëhen krejtësisht normale për mëkatarin. Atij nuk i duket vetja i shëmtuar që njerëzit ta shohin atë duke mëkatuar dhe ta përflasin atë për to. Kjo i takon kulmit të paturpshmërise dhe kënaqësisë së mëkateve, saqë ata mburren për to, u tregonë për mëkatet e tyre atyre që nuk i kanë parë, i thotë: O filan, kamë vepruar këtë e këtë! Këtij lloji të njerëzve nuk u falen mëkatet. Rruga drejt pendimit është zakonisht e mbyllur për ta. Profeti ka thënë:

”Të gjithë umetit tim do ti falen mëkatet përveç atyre që kryejnë mëkate haptazi. Sepse Allahu e fsheh robin i cili më pas zgjohet dhe zbulon veten e tij duke thënë: ”Kam bërë këtë dhe këtë në këtë ditë dhe në këtë ditë.” Ai e turpëron veten, pasi që Zoti i tij e ka fshehur atë gjatë natës.”

Bukhari (6069) dhe Muslimi (2990).

Shpërndaje: