Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Problemi i sundimit të kufarëve mbi muslimanët

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Islami është feja e përsosur

Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Sahabëve të dërguarit të Allahut u ka bërë problem gjatë jetës së tij. Pastaj Allahu (xhela ue ala) i dha një përgjigje hyjnore që i dha fund këtij problemi. Kur muslimanët hasën në atë që ata hasën në ditën e Uhudit, ata vënë në pyetje këtë problem. Ata thanë:

“Si mund të na mposhtin idhujtarët dhe të marrin pushtetin mbi ne kur ne jemi ata që e kemi të vërtetën në duart tona, ndryshe nga ata?”

Allahu iu përgjigj atyre dhe tha:

”E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: “Prej nga kjo”? Thuaj: “Ajo është nga vetë ju!” 1

”Allahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrët ata (me shpata) deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet vete, në çështjen e vendit (që u pat caktuar profeti) dhe pasi vërejtët atë që e dëshironit (prenë e luftës), e atëherë kundërshtuat (urdhrin e profetit). Pati prej jush që e deshën këtë jetë (ata u ngutën pas presë) e pati prej jush që e deshtën botën tjetër. Pastaj, për t’ju sprovuar u zbrapi juve nga ata.” 2

Në këtë përgjigje qiellore, Ai tregon se si epërsia e jomuslimanëve varej nga vetë muslimanët. E gjitha ndodhi pasi disa patën mosmarrëveshje për kuptimin e urdhrit të dërguarit , e kishin kundërshtuar atë dhe u habitën pas gjërave të kësaj bote. shigjetarët që ishin në mal i penguan jomuslimanët që ti sulmojnë muslimanët nga prapa. Kur idhujtarët pësuan humbje në fillim të betejës, shigjetarët dëshiruan të marrin nga plaçka e luftës. Kështu, ata e braktisën urdhrin e të dërguarit për të marrë nga plaçkat e kësaj bote.


1 3:165.

2 3:152.

Shpërndaje: