Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Të urinosh dhe jo të derdhësh ujë

Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Hafidh Ibn Haxher el-Askalani -rahimehullah- ka thënë:

Formulimi i Bukhariut thotë:

“Askush prej jush nuk duhet të urinojë…”

Shpjegimi

Kjo dëshmon se është e lejuar të flasësh qartë dhe të thuash se ke urinuar në një vend të caktuar, se do të urinosh në një vend të caktuar dhe të ngjashme. Profeti nuk do të thoshte kurrë kështu nëse zgjedhja e fjalës do të ishte e shëmtuar ose e papërshtatshme. Kështu personi duhet të thotë se do të urinojë dhe të mos thotë se do të hedh ujë, sepse urina nuk është ujë, konkretizojnë dijetarët. Nuk duhet nënvlerësuar këtë shprehje sepse është si djersa, gjaku dhe gjëra të tjera. A nuk i përdorim fjalët si gjaku, djersa dhe këlbazi? Edhe në qoftë se ato janë jo të mira në vetvete kështu që emrat e tyre nuk janë të tillë. Si rezultat, nuk është e pazakontë të përdorësh fjalë të tilla si urina, jashtëqitja e njerëzve dhe jashtëqitja e shtazëve.

Shpërndaje: