Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Thirrja e Ibrahimit ﷺ

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 45-48

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

2 – Ibrahimi , miku i Allahut, ishte babai i profetëve dhe udhëheqësi i monoteistëve të drejtë. Allahu urdhëroi udhëheqësin e të dërguarve dhe profetin e fundit dhe umetin e tij që ta pasonin atë dhe thirrjen, praktikën dhe metodologjinë e tij.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَإِذ قالَ إِبراهيمُ لِأَبيهِ آزَرَ أَتَتَّخِذُ أَصنامًا آلِهَةً إِنّي أَراكَ وَقَومَكَ في ضَلالٍ مُبينٍ ﴿٧٤﴾ وَكَذلِكَ نُري إِبراهيمَ مَلَكوتَ السَّماواتِ وَالأَرضِ وَلِيَكونَ مِنَ الموقِنينَ ﴿٧٥﴾فَلَمّا جَنَّ عَلَيهِ اللَّيلُ رَأى كَوكَبًا قالَ هـذا رَبّي فَلَمّا أَفَلَ قالَ لا أُحِبُّ الآفِلينَ ﴿٧٦﴾ فَلَمّا رَأَى القَمَرَ بازِغًا قالَ هـذا رَبّي فَلَمّا أَفَلَ قالَ لَئِن لَم يَهدِني رَبّي لَأَكونَنَّ مِنَ القَومِ الضّالّينَ ﴿٧٧﴾ فَلَمّا رَأَى الشَّمسَ بازِغَةً قالَ هـذا رَبّي هـذا أَكبَرُ فَلَمّا أَفَلَت قالَ يا قَومِ إِنّي بَريءٌ مِمّا تُشرِكونَ ﴿٧٨﴾ إِنّي وَجَّهتُ وَجهِيَ لِلَّذي فَطَرَ السَّماواتِ وَالأَرضَ حَنيفًا وَما أَنا مِنَ المُشرِكينَ ﴿٧٩﴾

 “Trego për Ibrahimin, kur ai i tha të atit, Azerit: “A do t’i adhurosh idhujt si zotat e tu?! Unë vërtet po shoh se ti dhe populli yt jeni në humbje të madhe”. Dhe kështu, Ne ia treguam Ibrahimit mbretërinë e qiejve dhe të tokës që ai të bëhej nga ata që besojnë vendosmërisht. Kur ra nata, ai pa një yll dhe tha: “Ky është Zoti im!” Por, kur perëndoi ylli, ai tha: “Nuk i dua ata që perëndojnë!” Kur pa hënën duke lindur, tha: “Ky është Zoti im!” Por, pasi ajo perëndoi, ai tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon në rrugën e mbarë me siguri do të bëhem njëri nga të humburit.” Kur vërejti diellin duke lindur, ai thërriti: “Ky është Zoti im, ky është më i madhi!” Por, pasi dielli perëndoi, ai tha: “O populli im, unë jam larg nga idhujt që ju ia shoqëroni Allahut në adhurim! Unë e kthej fytyrën time nga Ai që i ka krijuar qiejt dhe tokën duke qenë besimtar i vërtetë dhe nuk jam nga idhujtarët!”1

Një thirrje e zjarrtë dhe e fuqishme për në teuhid dhe adhurimin e përkushtuar vetëm për Allahun dhe një luftë kundër idhujtarisë. Ajo fillon me familjen dhe më vonë përhapet në tërë umetin. Ajo lufton idhujtarinë dhe tronditë adhurimin e kushtuar statujave dhe yjeve.

Miku i Allahut ndjeki metodologjinë më të mirë kur debatoi dhe argumentoi për të vendosur argumentet e Allahut dhe për të shkatërruar idhujtarinë dhe pavërtetësinë dhe dyshimet e saj. Ai përmendi statujat për të poshtëruar hyjnitë e tyre të shpikur dhe të prodhuar dhe të zbulonte mendjelehtësinë e tyre. Ai vrojtoi trupat qiellorë të lartpërmendur që perënduan dhe u zhdukën për t’ua sqaruar njerëzve hyjninë e tyre të rreme. Atëherë kush kujdeset për njerëzit dhe i vëzhgon ata kur këto trupa qiellore perëndojnë dhe zhduken? Prandaj, ata detyrohen të refuzojnë këto hyjnitë e supozuara dhe të rreme, të heqin dorë prej tyre dhe në vend të kësaj t’i drejtohen Zotit të tyre të vërtetë, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe që as nuk zhduket, as nuk pushon së ekzistuari. Ai di gjithçka në lidhje me ta, i ruan ata dhe kujdeset për ta. Këtu shohim argumente të forta që rrjedhin nga realiteti i dukshëm dhe vrojtimi i krijesave.

Allahu (te ala) ka thënë:

 وَاذكُر فِي الكِتابِ إِبراهيمَ إِنَّهُ كانَ صِدّيقًا نَبِيًّا ﴿٤١﴾ إِذ قالَ لِأَبيهِ يا أَبَتِ لِمَ تَعبُدُ ما لا يَسمَعُ وَلا يُبصِرُ وَلا يُغني عَنكَ شَيئًا ﴿٤٢﴾ يا أَبَتِ إِنّي قَد جاءَني مِنَ العِلمِ ما لَم يَأتِكَ فَاتَّبِعني أَهدِكَ صِراطًا سَوِيًّا ﴿٤٣﴾ يا أَبَتِ لا تَعبُدِ الشَّيطانَ إِنَّ الشَّيطانَ كانَ لِلرَّحمـنِ عَصِيًّا ﴿٤٤﴾يا أَبَتِ إِنّي أَخافُ أَن يَمَسَّكَ عَذابٌ مِنَ الرَّحمـنِ فَتَكونَ لِلشَّيطانِ وَلِيًّا ﴿٤٥﴾ قالَ أَراغِبٌ أَنتَ عَن آلِهَتي يا إِبراهيمُ لَئِن لَم تَنتَهِ لَأَرجُمَنَّكَ وَاهجُرني مَلِيًّا ﴿٤٦﴾ قالَ سَلامٌ عَلَيكَ سَأَستَغفِرُ لَكَ رَبّي إِنَّهُ كانَ بي حَفِيًّا ﴿٤٧﴾ وَأَعتَزِلُكُم وَما تَدعونَ مِن دونِ اللَّـهِ وَأَدعو رَبّي عَسى أَلّا أَكونَ بِدُعاءِ رَبّي شَقِيًّا ﴿٤٨﴾ فَلَمَّا اعتَزَلَهُم وَما يَعبُدونَ مِن دونِ اللَّـهِ وَهَبنا لَهُ إِسحاقَ وَيَعقوبَ وَكُلًّا جَعَلنا نَبِيًّا ﴿٤٩﴾ وَوَهَبنا لَهُم مِن رَحمَتِنا وَجَعَلنا لَهُم لِسانَ صِدقٍ عَلِيًّا ﴿٥٠﴾

 “Trego në libër për Ibrahimin! Ai ishte njeri i së vërtetës dhe profet. Ai i tha të atit: “O babai im, përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh e as që mund të sjellë ndonjë dobi? O babai im, mua vërtet që më ka ardhur dituri e cila nuk të ka ardhur ty kështu që më ndiq mua që të të udhëheq në udhë të drejtë! O babai im, mos adhuro shejtanin sepse ai është gjithmonë i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit.O babai im, unë kam frikë se mos të vjen ndonjë dënim nga i Gjithëmëshirshmi e kështu të bëhesh i afërm i shejtanit”! Ai u përgjigj: “O Ibrahim! Si guxon t’i hedhësh poshtë të adhuruarit e mi?! Nëse nuk heq dorë, unë do të mbys me gurë; andaj, largohu prej meje për një kohë të gjatë!” Ibrahimi tha: “Shpëtimi qoftë mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim që të falë. Me të vërtetë, Ai është i mirë me mua. Po largohem nga ju dhe nga gjithçka që ju adhuroni në vend të Allahut. Do t’i lutem Zotin tim sepse jam i sigurt se nuk do të jem fatkeq me lutjet që ia bëj Zotit tim.” Dhe kur u largua nga ata dhe nga idhujt që i adhuronin në vend të Allahut, Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë profetë. Ne u dhuruam atyre mëshirën Tonë dhe bëmë që ata të lavdërohen e të përmenden me nder.”2

Një thirrje e zjarrtë për në Teuhid, e bazuar në dije, logjikë, arsye dhe karakter fisnik. Ajo e shpie të devijuarin në rrugën e drejtë. E kundërta e saj është fanatizmi i verbër i bazuar në epsh, injorancë, kokëfortësi dhe këmbëngulje. Si mund të adhuroj diçka që as nuk dëgjon, as nuk sheh, as nuk i ndihmon gjë? Dituria rreth Teuhidit është dija nga e cila të gjithë profetët janë forcuar dhe me të cilën sulmuan të kotën, injorancën dhe idhujtarinë. Injoranca rreth Teuhidit është një injorancë shkatërruese dhe një helm vdekjeprurës që shkatërron si arsyen ashtu edhe të menduarit:

يا أَبَتِ إِنّي قَد جاءَني مِنَ العِلمِ ما لَم يَأتِكَ فَاتَّبِعني أَهدِكَ صِراطًا سَوِيًّا

O babai im, mua më ka ardhur prej diturisë, çfarë s’të ka ardhur ty; andaj ndiqmë mua dhe unë do të udhëzoj në rrugën e drejtë!

Pas kësaj etape të fortë vetëdijesimi që Ibrahimi e veproi me familjen dhe umetin e tij, ai iu drejtua me forcë dhe guxim pushtetarit të padrejtë dhe tiran që pretendonte hyjninë.

Allahu (te ala) ka thënë:

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِي حَآجَّ إِبْرَاهِيمَ فِي رِبِّهِ أَنْ آتَاهُ اللّهُ الْمُلْكَ إِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّيَ الَّذِي يُحْيِي وَيُمِيتُ قَالَ أَنَا أُحْيِي وَأُمِيتُ قَالَ إِبْرَاهِيمُ فَإِنَّ اللّهَ يَأْتِي بِالشَّمْسِ مِنَ الْمَشْرِقِ فَأْتِ بِهَا مِنَ الْمَغْرِبِ فَبُهِتَ الَّذِي كَفَرَ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ

”A nuk e ke parë atë që kundërshtoi Ibrahimin për Zotin e tij (Allahun), sepse Allahu i kishte dhënë atij mbretërinë? Kur Ibrahimi i tha atij: “Zoti im (Allahu) është Ai që jep jetë dhe sjell vdekje.” Ai tha: “(Edhe) unë ngjall dhe vdes.” Ibrahimi ﷺ i tha: “Allahu e sjell diellin nga lindja; atëherë sille ti atë nga perëndimi.” Në këtë mënyrë mosbesimtari mbet i hutuar. Dhe Allahu nuk e drejton atë popull që është dhalimun (keqbërës, jobesimtar).”3

Ibrahimi e urdhëroi atë të adhuronte vetëm Allahun dhe t’i besonte sundimit të Tij dhe të drejtën sovrane për adhurim. Por njeriu i tejkaloi kufijtë e tij dhe ishte tepër arrogant për ta pranuar teuhidin, refuzoi gjithashtu të heqë dorë nga hyjnia që ai kishte pretenduar. Rrjedhimisht, Ibrahimi e refuzoi atë dhe paraqiti dëshmitë e tij të shkëlqyeshme dhe të qarta. Allahu (te ala) tha:

رَبِّيَ الَّذِي يُحْيِي وَيُمِيتُ

 “Zoti im (Allahu) është Ai që jep jetë dhe sjell vdekje.”

Do të thotë se Ai është i vetëm në krijimin, rregullimin, dhënien e jetës dhe dhënien e vdekjes. Budallai tiranik u përgjigj:

أَنَا أُحْيِي وَأُمِيتُ

Ai tha: “(Edhe) unë ngjalli dhe sjelli vdekje.”

Do të thotë se ai e vret atë që dëshiron dhe e kursen atë që dëshiron.

Përgjigja e tij nuk ishte asgjë tjetër përveç manipulim dhe ikje. Ibrahimi po i referohej faktit se Zoti i tij i furnizon njerëzit, kafshët dhe bimët dhe pastaj ia merr jetën atyre. Kur Ibrahimi pa që manipulimet dhe mashtrimet e tij mund të mashtronin njerëzit mendjelehtë dhe naiv, ai tha:

فَإِنَّ اللّهَ يَأْتِي بِالشَّمْسِ مِنَ الْمَشْرِقِ فَأْتِ بِهَا مِنَ الْمَغْرِبِ فَبُهِتَ الَّذِي كَفَرَ

Ibrahimi i tha: “Allahu e sjell diellin nga lindja; atëherë sille ti atë nga perëndimi.”

Aty ai mbeti i hutuar, bosh nga dëshmitë kundërshtuese dhe mbeti memec pasi që e kota e tij dështoi:

إِنَّ الْبَاطِلَ كَانَ زَهُوقًا

 “Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket!”4

Këtu ka një mësim: Një thirrje për në teuhid shoqërohet me sinqeritet, urtësi dhe arsye të madhe. Kjo zbatohet në mënyrë të saktë bazuar në urdhrat e Allahut dhe nuk kërkon konfrontim për pushtet. Nëse Ibrahimi kishte kërkuar pushtet ai do të kishte pranuar një metodologji tjetër dhe do të gjente simpatizantë. Por Allahu, profetët e Tij dhe thirrësat e drejtë refuzojnë të përqafojnë një metodologji tjetër përveç asaj që sjell udhëzimin, sqaron të vërtetën dhe ia paraqet dëshmitë kokëfortëve dhe të këmbëngulësve.


1 6:74-79.

2 19:41-50.

3 2:258.

4 17:81.

Shpërndaje: