Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

131.Fundi i librit “Sifatu Salat-in-Nebi”

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 165

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Çdo gjë që është thënë në lidhje me formën namazit të profetit ﷺ vlen si për burrat ashtu edhe për gratë. Nuk ka asnjë argument se gruaja duhet të falet ndryshe. Në fakt fjalët e përgjithshme të profetit :

“Faluni ashtu siç më keni parë duke u falur.”

përfshin të dy gjinitë.

Ibrahim En-Nakhai tha:

“Gruaja duhet të falet si burri.”1

Hadithit që thotë se gruaja duhet të rri galiç në sexhde dhe të mos veprojë si burri, i mungon një sahabi në zinxhirin e transmetimit dhe ky hadith nuk përbën asnjë argument. Ebu Daudi transmetoi në “El-Merasil”2 nga Jezid bin Ebi Habibi. Kjo përmendet në “Ed-Da’ifeh”3.

Sa i përket transmetimit të imam Ahmedit se Ibn Umeri -radijAllahu anhuma- urdhëroi gratë e tij që të ulen me këmbët e kryqëzuara gjatë namazit, zinxhiri i tij i transmetimit nuk është autentik. Në zinxhir gjendet Abdullah bin Umer El-Umeri i cili është i dobët4.

Bukhari transmetoi në “Et-Tarikh Es-Saghir” 5 me një zinxhir të saktë transmetimi se Um-ud-Derda (që për ndryshe ishte një grua me dije) ulej në namaz si burrë.

Prandaj libri në lidhje formën e namazit nga tekbiri e deri tek selami i profetit ﷺ po i vjen fundi. E lus Allahun -te ala- që ky libër të jetë bërë sinqerisht për hir të Tij dhe që ky libër të udhëzoj në sunnetin e profetit të Tij të mëshirshëm dhe bamirës.

سُبْحانَكَ اللهُمَّ وَبِحَمْدِكَ أَشْهَدُ أَنْ لا إِله إِلا أَنْتَ أَسْتَغْفِرُكَ وَأَتُوبُ إِلَيْكَ

“I pa të meta je Ti dhe i lavdëruar. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Teje. Unë të lutem Ty për falje dhe pendohem tek Ti.”

اللهم صل على محمد و على آل محمد و بارك على محمد و على آل محمد كما صليت و باركت على إبراهيم و آل إبراهيم، إنك حميد مجيد

O Allah! Lavdëroje Muhamedin dhe pasardhësit e Muhamedit dhe bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit sikurse e ke lavdëruar dhe e ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ty të përket i gjithë hamdi dhe lavdërimi.”


1 Ibn Ebu Shejbeh (2/75/1) me një zinxhir të saktë transmetimi.

2 87/117.

3 2652.

4 Mesa’il-ul-Imam Ahmed, fq. 71, nga biri i tij Abdullahi.

5 Fq. 95.

Shpërndaje: